Tiranë – Policia vijon kontrollet në të gjithë qarkun për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit

Procedohet penalisht 1 shtetas për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Sekuestrohen në cilësinë e provës kompjuter dhe njësi qëndrore.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr.3, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin:

– E. D., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në administrim të shtetasit E. D. në Rrugën “Dervish Hatixhe” u gjet 1 kompjuter me njësinë qëndrore që shërbenin për të ushtruar veprimtarinë e lojërave të fatit, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Kontrolle kundër aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit do të vijojnë në të gjithë qarkun e Tiranës, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ktij aktiviteti të kundërligjshëm.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të kundërligjshme