Operacion policor i koduar “Jail” nga Komisariati i Policisë Nr.6, për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë.
Parandalohet vjedhja e një banese, ku autorët janë kapur dhe arrestuar në flagrancë në momentin e vjedhjes së banesës.
Zbardhen dhe katër raste vjedhjesh të tjera të ndodhura më parë, në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr.6, ku dyshohet se autorë janë shtetasit e arrestuar.
Komisariati i Policisë Nr. 6 në kuadër të operacionit policor të koduar “Jail”, arrestoi në flagrancë shtetasit:
– Xh. H., 22 vjeç, lindur dhe banues në Fushë-Krujë.
– B. Z., 22 vjeç, lindur dhe banues në Fushë-Krujë.
Këta shtetas janë kapur dhe arrestuar në flagrancë nga shërbimet e policisë të komisariatit Nr 6 në momentin që po tentonin të vidhnin banesën e shtetases E. B., në zonën e terminalit të autobusave të jugut. Në momentin e kapjes në flagrancë policia iu ka gjetur dhe sekuestruar një shumë lekësh të sapo vjedhura në banesë dhe sendet me të cilat bën thyerjen e banesës.
Gjithashtu nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera rezulton se këta shtetas janë autorë të dyshuar edhe të katër vjedhjeve të mëposhtme:
-Vjedhjes së banesës me qera të shtetases E. N., të ndodhur më datë 04.08.2019;
– Vjedhjes së ndodhur më datë 06.08.2019, ku shtetasit B. K., në rrugën “Shaban Bardhoshi” i kanë vjedhur varësen e floririt;
– Vjedhjes së banesës së shtetasit B. Sh., të ndodhur më datë 18.08.2019;
– Vjedhjes së banesës të shtetasit H. P., të ndodhur më datë 05.07.2019.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134 dhe 22 të Kodit Penal