Fier – Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim

Kapet një shtetas i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar, bënë kapjen dhe arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit:

-A.D, 56 vjeç, banues në Fier.

Gjykata e Milanos në Itali me vendimin e datës 17.09.2007 ka lëshuar urdhër “Arrest me burg” për kryerjen e veprës penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.