Tiranë – Në rrugën interurbane kryesore Elbasan-Tiranë, me shpejtësi gati dyfish mbi normat e lejuara dhe për më tepër, në kushte të lagështirës.

Radari i policisë📸 ka evidentuar shpejtësi që varionin nga 150 km/h-174 km/h, shpejtësi të cilat mund të jenë të mjaftueshme për të ngritur në ajër një 🛫, po aq sa vrastare për një automjet që e arrin këtë shpejtësi në këtë rrugë.

Nisur nga pasojat e shkaktuara nga aksidentet rrugore të ndodhura ditët e fundit, Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar masat për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor, në rrugët interurbane kryesore dhe dytësore, kryesisht për pozicionimin e mjeteve në karrexhatë gjatë lëvizjes, mosrregullimin e shpejtësisë dhe garat ne shpejtësi, manovrat e rrezikshme dhe parakalimet e gabuara, ruajtjen e distancës së sigurisë gjatë lëvizjes në këto rrugë, si dhe drejtimin e mjeteve pas përdorimit të alkoolit dhe lëndëve të tjera psikotrope.

Nga hetimet dhe analizat e elementeve analitike, për verifikimin e shkaqeve të aksidenteve rrugore me pasoja fatale për jetën e personave të përfshirë në këto ngjarje, nga ekspertët dhe specialistët e shërbimit të Policisë Rrugore janë evidentuar të gjitha rrugët me rrisk të lartë për aksidente rrugore dhe në funksion të parandalimit, efektivet e Policisë Rrugore të kryeqytetit, krahas informacioneve për ndërhyrje dhe përmirësim të infrastrukturës dhe sinjalizimit rrugor që i adresohen enteve pronare të rrugës, po vijojnë verifikimet me shërbime mbi kohën normale te punës, me të gjitha format e patrullimit parandalues, duke këshilluar dhe ndëshkuar shkeljet qe janë burim i shtuar për ngjarje rrugore.

• Vetëm përgjatë një dite janë evidentuar dhe proceduar administrativisht 67 drejtues mjetesh, për pozicionim të gabuar në korsitë e lëvizjes dhe 56 drejtues mjetesh për parakalim të gabuar;

• Janë pezulluar 23 leje drejtimi, nga të cilat 14 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 7 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 2 për mosbindje ndaj sinjalit ndal të punonjësit të Policisë.

• Janë proceduar 44 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

• Si dhe janë ndëshkuar 234 drejtues mjetesh për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

#ParandaloTëKeqenDukeEdukuar
#FamiljaShkollaAutoshkollaPolicia
#SiguriaDetyrëPërTëGjithë