Ndalohet një shtetas, për veprën penale “Vjedhja”.
Në pranga edhe 3 drejtues mjetesh.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë ndalimin të shtetasit D. T., 41 vjeç, pasi në rrugën “Emiljo Grandi”, u kap me një biçikletë e cila dyshohet të jetë e vjedhur. Në vijim të veprimeve të kryera, bazuar dhe në pamjet filmike, dyshohet se ky shtetas, më datë 10.07.2020, në rrugën “Ibrahim Rugova”, ka vjedhur shumën e parave 75 mijë lekë dhe dy telefona në mjetet e shtetasve F. M. dhe E. Ll.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-A. K., 51 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;
-S. I., 57 vjeç, pasi në autostradën Tiranë-Durrës, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse dhe në gjendje të dehur, në masën 0.51 mg/l.
-E. J., 28 vjeç, pasi në rrugën “Don Bosko”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.53 mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
——–
Tiranë/Informacione paraprake
Me date 21.09.2020, rreth orës 12:00, në lagjen “Ali Demi”, mjeti me drejtues shtetasin K.H., 19 vjeç ka aksidentuar një mjet motorr me drejtues shtetasin D.S., 43 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Me date 21.09.2020, rreth orës 12:20, tek “Brryli”, një mjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një tabelë, ku si pasojë tabela është shkëputur dhe ka dëmtuar një kalimtare e cila u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet nënkujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.