Tiranë – Mosdhënia përparësi këmbësorëve, ndëshkohen dhjetëra drejtues mjetesh

Tiranë

Një automjet i drejtuar në kundërshtim me rregullat e qarkullimit, është njësoj si një armë e mbushur në duart e gabuara, vret po njësoj.

Në rrugë udhëtojnë të gjithë, duke filluar nga fëmija i pafajshëm deri tek i moshuari i pambrojtur, përfshirja në aksidente rrugore shkakton jo vetëm trauma dhe dhimbje, por edhe pasoja të parikuperueshme në të ardhmen, të cilat ndikojnë jo pak në ç’rregullimet sociale dhe veset negative të shoqërisë, kryesisht të përdoruesëve të rrugës, të cilët nuk denjojnë të japin përparësi, ecin me shpejtësi, drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit, pa menduar se sjellja e tyre në trafik cenon rëndë sigurinë e jetës në rrugë.