Monitorim i pandërprerë me radar e patrullime nga shërbimet e Policisë Rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Vijon të ndodhë ![👮](https://www.facebook.com/images/emoji.php/v9/t2b/1/16/1f46e_200d_2642.png)
![♂](https://www.facebook.com/images/emoji.php/v9/teb/1/16/2642.png)
![🚔](https://www.facebook.com/images/emoji.php/v9/t69/1/16/1f694.png)
në aksin rrugor Sauk-Teg, aks me rrisk për ngjarje rrugore.
![👮](https://www.facebook.com/images/emoji.php/v9/t2b/1/16/1f46e_200d_2642.png)
![♂](https://www.facebook.com/images/emoji.php/v9/teb/1/16/2642.png)
![🚔](https://www.facebook.com/images/emoji.php/v9/t69/1/16/1f694.png)
![🛣](https://www.facebook.com/images/emoji.php/v9/t3c/1/16/1f6e3.png)
Edhe pse rruga monitorohet me radar
e patrullime të shpeshta të Policisë, përsëri në këtë segment ka drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë.
![📸](https://www.facebook.com/images/emoji.php/v9/tde/1/16/1f4f8.png)
Vetëm gjatë orëve të mbrëmjes e deri në orën 00.30 të mëngjesit të sotëm, në këtë segment rrugor janë evidentuar dhe ndëshkuar me tërheqje të Lejes së Drejtimit, 8 drejtues mjetesh të cilët brenda 10 ditëve do të paraqiten në OASH, pasi drejtonin mjetet me shpejtësi që varionte nga 154 km/h deri në 169 km/h. Shpejtësi kjo kur rruga ishte me lagështirë dhe fluksi i lëvizjes ishte akoma i lartë, duke rritur rrezikun për përfshirje në aksident rrugor.
Drejtues mjetesh: Shijoni fundjavën por mos fluturoni
të arrini aksidentin
apo të dorëzni patentën. Qëllimi i Policisë Rrugore nuk është as gjoba, as heqja e patenës, është vetëm dhe vetëm siguria e jetës në rrugë, rritja e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.
![🛫](https://www.facebook.com/images/emoji.php/v9/teb/1/16/1f6eb.png)
![🚑](https://www.facebook.com/images/emoji.php/v9/te6/1/16/1f691.png)
Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që destinacioni juaj
të jetë i sigurt dhe ju të shkoni bashkë me patentën tek familja
, ajo ka nevojë për ju.
![🏠](https://www.facebook.com/images/emoji.php/v9/tf6/1/16/1f3e0.png)
![🏡](https://www.facebook.com/images/emoji.php/v9/t77/1/16/1f3e1.png)