Vijojnë veprimet intensive për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së datës 4 korrik 2020, në Burrel, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi E. M.
Policia vë në pranga 2 shtetas, për moskallëzim krimi.
Ndërkohë vijon puna për kapjen e autorit të kësaj ngjarjeje, i cili, falë veprimeve të shpejta, është identifikuar menjëherë dhe është shpallur në kërkim.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, në vijim të punës intensive, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, është bërë arrestimi i shtetasve S. K., 38 vjeç dhe XH. P., 20 vjeç, dy banues në Burrel.
Arrestimi i tyre u bë pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera është arritur që të dokumentohet me prova se kanë qenë prezent kur është plagosur shtetasi E. M. dhe nuk kanë kallëzuar për krimin e kryer, si dhe kanë prishur vendin e ngjarjes duke pastruar ambientin ku ka ndodhur ngjarja.
Shërbimet e Policisë Mat, në bashkëpunim me strukturat e DVP Dibër dhe DVP Tiranë, po vijojnë punën për kapjen e shtetasit T. (H.) Xh., banues në Tiranë, i cili është shpallur në kërkim policor, pasi dyshohet se më datë 04.07.2020, në vendin e quajtur “Kthesa e Sanës” Burrel, për motive hakmarrjeje, ka plagosur me armë zjarri shtetasin E. M.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprimet që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.