Tiranë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Weekend”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Trafikonin armë zjarri dhe lëndë narkotike nga Italia për në Shqipëri, duke i shitur në qytete të ndryshme të vendit, vihen në pranga 2 shtetas (një shqiptar dhe një italian).

Gjatë operacionit ka rënë në pranga dhe një 26-vjeçar, i cili në bashkëpunim me 2 shtetasit e lartpërmendur, merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike kokainë dhe heroinë në zona të ndryshme të Tiranës.

Të 3 të arrestuarit me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoletë, një sasi më lëndë narkotike kokainë dhe heroinë, një sasi municioni luftarak dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të grumbulluara për veprimtari të kundërligjshme në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe armëve të zjarrit, pas hetimeve 6-mujore të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Weekend”, në kuadër të të cilit u bë i mundur ekzekutimi i dy masave të sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit:

V. Gj., 46 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve dhe “Trafikimi i armëve dhe i municionit” ;

G. G., 26 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit italian me iniciale M. M., 40 vjeç, i dënuar disa herë në Itali në fushën e trafiqeve të paligjshme, bashkëpuntor i shtetasit V. Gj.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit V. Gj. u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri pistoletë, një sasi më lëndë narkotike kokainë dhe heroinë, një sasi municioni luftarak dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Nga hetimet ka rezuluar se shtetasi V. Gj., së bashku me shtetasin italian M. M., banues në Lecce, Itali, i dënuar disa herë në Itali në fushën e trafiqeve të paligjshme, mereshin me trafikimin e armëve luftarake nga Italia në Shqipëri, të cilat i shisnin më pas në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit italian i është sekuestruar edhe një sasi lënde narkotike e llojit heroinë.

Ndërsa shtetasi G. G. merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotikëve, të cilat i merrte nga shtetasi V. Gj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.