Tiranë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Shëtitësit e natës” nga Komisariti i Policisë Nr. 3

Operacion për parandalimin e vjedhjeve të automjeteve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shëtitësit e natës” nga Komisariti i Policisë Nr. 3.

Kapen dhe arrestohen në flagrancë 2 shtetas, në tentativë për të vjedhur një automjet.

Zbardhet dhe dokumentohet një vjedhje e ndodhur më herët, e kryer nga këta shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve të automjeteve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas kallëzimit të bërë nga pronari i makinës dhe mbi bazën e informacioneve të grumbulluara, kanë organizuar dhe finalizuar operacion policor “Shëtitësit e natës”.

Si rezultat i operacionit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë, në tentativë për të vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit E. S., në rrugën “Mujo Ulqinaku”, i shtetasve:

V. K., 31 vjeç dhe E. H., 32 vjeç (i dënuar më parë për vjedhje), të dy banues në Tiranë.

Në bazë të hetimeve dhe të provave materiale (pamjeve filmike dhe dëshmi) rezulton se këta shtetas janë autorë të vjedhjes së një automjeti, në muajin shtator, në rrugën “Bogdanët”.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera, të cilat dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë, në ngarkim V. K dhe E. H.