Tiranë/Finalizohet nga Komisariati Nr. 6, operacioni i koduar “Indicia”. Goditet një tjetër rast i mbajtjes pa leje, të armës së zjarrit.
Fshihte në banesë, pistoletë dhe municion, arrestohet 44-vjeçari.
Sekuestrohen arma e zjarrit dhe municioni.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, si rezultat i administrimit të një informacioni të siguruar në rrugë operative, për një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje, finalizuan operacionin e koduar “Indicia”, gjatë të cilit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi D. V., 44 vjeç, banues në Tiranë.
Nga kontrolli në banesën e tij, në rrugën “Kolë Koçi”, u gjetën të fshehura 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
