Tiranë – Finalizohet nga Seksioni i Trafiqeve në DVP Tiranë operacioni policor “COMPLEX”

Finalizohet nga Seksioni i Trafiqeve në DVP Tiranë operacioni policor “COMPLEX”.

Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Sekuestrohen 72 pashaporta, 37 leje qëndrimi, 2 mjete identifikimi, 2 automjete, një shumë parash dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor “COMPLEX”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

S. G., 26 vjeç, A. M., 24 vjeçe, D. Sh., 55 vjeçe, S. Sh., 64 vjeçe, dhe R. V., 26 vjeç.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se me mjete e tyre private kundrejt shpërblimit monetar, kryenin transportin e emigrantëve të paligjshëm nga kufiri shqiptario-grek në zonën e Devollit drejt Tiranës.

Emigrantët e paligjshëm pasi strehoheshin nga shtetaset D. Sh dhe S.Sh (motra me njëra-tjetrën) në hotelet e tyre në zonën e Laprakës, bënim organizimin e tyre në bashkëpunim dhe me shtetasin R. V (djali i shtetases D.Sh) dhe më pas nisjen e tyre kundrejt pagesës, në drejtim të Kukësit me qëllim kalimin e tyre në Kosovë,me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Gjithashtu, këta shtetas, përveç trafikimit të emigrantëve të parregullt, kishin të organizuar edhe një linjë tjetër trafikimi të shtetasve të huaj që hynin me dokumentacion të rregullt në vendin tonë për qëllime turistike apo punë me leje qëndrimi, të cilët pasi hynin në mënyrë të rregullt nga aeroporti i Rinasit, këta shtetas organizonin punën për trafikimin e këtyre.

Këta shtetas dyshohet se gjatë veprimtarisë së tyre disa vjeçare kanë trafikuar një numër të konsiderueshëm emigrant të paligjshëm dhe personave që hynin në vendin tonë me dokumentacion të rregullt.

Në vijim të operacionit, pasditen e djeshme, në hyrje të Tiranës, janë kapur në flagrancë shtetasit S. G dhe A. M., me dy automjete duke transportuar katër emigrant të paligjshme.

Ndërkohë shtetasit D. N., dhe V. M., dyshohet se udhëtonin me një automjet tjetër përpara me qëllim kontrollin e rrugës, të cilët në përfundim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë.

Materialet proceduriale do ti kalojne Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.