Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. L., 36 vjeç, pasi tek stacioni i autobusëve Vorë-Tiranë, pasi e ka përndjekur për një kohë të gjatë, ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur me një mjet prerës (thikë) shtetasen B. B., 30 vjeçe, e cila pas marrjes së mjekimit u largua për në banesë.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
E. G., 21 vjeç, pasi në bulevardin “Indrit Cara”, në Kavajë, u kap duke drejtuar motorin pa lejen përkatëse;
M. D., 53 vjeçe, pasi në rrugën “Sandër Prosi” ka aksidentuar këmbësorin me iniciale G. Z.,14 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjatë ecjes mbrapsht ky mjet është përfshirë në përplasje edhe me 2 mjete të tjera që ishin të parkuara.
E. B., 35 vjeç, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në matjen e parë në masën 0.74 mg/litër dhe në matjen e dytë në masën 1.50 mg/litër.
—-
Nga seksioni për Hetimin e Krimit Financiar dhe Ekonomik u bë ekzekutimi i vendimit për shtetasin në kërkim A. R., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale ”Falsifikim i formularëve, vulave ose stampave”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.