DVP Durrës/Finalizohet operacioni antidrogë, i koduar “Pikat”.
Sekuestrohen 297 doza të drogave të forta Heroinë dhe Kokainë.
Arrestohet në flagrancë 21-vjeçari që posedonte dozat, me qëllim shitjen në zona të ndryshme të qytetit.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të aksioneve policore kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të shitjes në doza, të drogave të forta.
Për rastin, në kuadër të operacionit të koduar “Pikat”, u arrestua në flagrancë, në lagjen nr. 16, shtetasi J. K., 21 vjeç, banues në Shkozet.
Këtij shtetasi iu gjetën me vete sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Heroinë dhe Kokainë, të ndara përkatësisht në 129 dhe 168 doza, me qëllim shitjen.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
