Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin E. D., 21 vjeç, pasi në rrugën e fshatit Picallë, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 10 gr lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
•A.K., 63 vjeç dhe B.G., 36 vjeç, pasi u kapën në flagrancë nga sherbimet e Policisë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.
•F.GJ., 27 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Kamëz, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin XH.K., i i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
—
•Më datë 08.08.2020, rreth orës 10:00, u gjet dhe u dorëzua familjarëve shtetasi i mitur i shpallur në kërkim me datë 05.08.2020 me iniciale R.D, 11 vjeç i cili deklaron se është larguar me dëshirën e tij.
•Gjatë natës, rreth orës 00:10, në Dajt, si pasojë e luhatjeve të rrymës elektrike, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht banesa e shtetasit F.A., ku fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, vetëm deme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.