Tiranë – Arrestohen në flagrancë 2 drejtues mjetesh

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve K. P., 26 vjeç dhe E. T., 19 vjeç, pasi u kapën më flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë shpallja në kërkim e shtetases A. Sh., 24 vjeçe, pasi dyshohet se  ka mashtruar një shtetase të mitur 15-vjeçare dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Punohet për kapjen e shtetases A. Sh.  dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.