Tiranë – Arrestohen në flagrancë 1 drejtues mjeti. Procedohen penalisht në gjendje të lirë edhe 5 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J.D.,39 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.58 mg/l.

•Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.1, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G.H.,dhe A.S, për veprën penale “Mosbindje urdhërit të punonjësve të policisë të rendit publik” dhe për shtetasin D.M., për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.

• U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit, A.A dhe L.D., pasi tek rruga “Komuna e Parisit”, për shkak të detyrës, kanë goditur me grusht punonjësin e policisë bashkiake.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.