Për afro 90 orë, Forcat Speciale RENEA, FNSH e Tiranës, Shkodrës e Fierit, Policia e Durrësit dhe e Krujës u angazhuan me përkushtim duke rrezikuar edhe jetën e tyre në operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e Durrësit e Thumanës, Krujë, për të shpëtuar jetë njerëzore dhe për të nxjerrë nga rrënojat ata që fatkeqësisht kishin humbur jetën.