Shkodër/Vijojnë takimet informuese dhe sensibilizuese në shkolla.
Në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për zbatimin e programit “Siguria e të rinjve”, shërbimet e Policisë kanë vijuar takimet sensibilizuese me nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të qarkut Shkodër.
Takimet e radhës u zhvilluan nga ndihmësspecialistët e DVP Shkodër për edukimin në shkolla, në bashkëpunim me stafet petagogjike të shkollave “Ali Laçej”, “Salo Halili”,” “Ismail Qemali” “Prenk Jakova” dhe “Skenderbej”, Shkodër
Gjatë takimeve u bashkëbisedua me nxënësit, për sigurinë rrugore.
Punonjësit e Policisë kishin përgatitur materiale ilustruese për nxënësit, si dhe iu shpërndanë atyre fletëpalosje me informacione dhe kuriozitete mbi fushën e sigurisë.
Prezantimi i temës u shoqërua me video dhe foto në Power Point, ku nxënësit kishin mundësinë të shihnin konkretisht mbi rregullat e qarkullimit, njohjen dhe respektimin e sinjalistikës rrugore, aksidentet dhe pasojat e tyre etj.
#PoliciShkollë️
#Përsigurinëtuaj ✅
#Sëbashkupërnjëkomunitettësigurtë




