Shkodër/Ndëshkohet me 200 000 lekë të rinj gjobë pronari i një lokali që gjeneronte muzikë mbi nivelin e lejuar

Shkodër/Vijojnë kontrollet dhe matjet në subjektet me muzikë, në zbatim të ligjit “Për administrimin e zhurmës në mjedis”.

Ndëshkohet me 200 000 lekë të rinj gjobë pronari i një lokali që gjeneronte muzikë mbi nivelin e lejuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike, kanë vijuar kontrollet dhe matjet në subjektet që zhvillojnë aktivitete me muzikë.

Gjatë kontrolleve, në lagjen “Vasil Shanto”, u konstatua se në një lokal gjenerohej muzikë mbi nivelin e lejuar. Nga matja e kryer me pajisjen përkatëse rezultoi se niveli i zhurmës ishte 86.3 dB. Për këtë shkelje, në zbatim të ligjit “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis”, pronari i subjektit, shtetasi M. L., 38 vjeç, banues në Shkodër, u ndëshkua me masë administrative prej 200 000 lekësh të rinj.

Kontrollet, verifikimet dhe matjet do të vijojnë.

Policia e Shtetit apelon ndaj pronarëve dhe administratorëve të subjekteve që zhvillojnë aktivitete me muzikë, që të respektojnë kriteret ligjore për orarin e zhvillimit të këtyre aktiviteteve dhe nivelin e zhurmës që gjenerohet prej tyre.

Gjithashtu, fton qytetarët që të njoftojnë Policinë për çdo shqetësim apo paligjshmëri, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe trajtim në përputhje me ligjin.