Policia Rrugore Lezhë/Monitorim intensiv në të gjitha akset rrugore të qarkut, për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë në rrugë. ♂️♀️
Ndër fokuset e punës së Policisë Rrugore Lezhë janë evidentimi dhe ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, tejkalojnë normat e shpejtësisë, kryejnë parakalime të gabuara, si dhe shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Si rezultat i kontrolleve parandaluese, gjatë muajit gusht, deri më datë 29.08.2026, janë:
referuar në Prokurori 5 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, konkretisht 3 të arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 të proceduar në gjendje të lirë për drejtim mjeti pa leje drejtimi;
arrestuar 2 drejtues mjeti për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor;
️ ndëshkuar 2458 drejtues mjetesh për tejkalim të normave të lejuara të shpejtësisë;
❌ ndëshkuar 1981 drejtues mjetesh për parakalim të gabuar;
ndëshkuar 186 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Kontrollet e Policisë Rrugore Lezhë do të vijojnë pa ndërprerje në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale të qarkut, me përdorimin e mjeteve bashkëkohore logjistike, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Policia Rrugore Lezhë apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin shpejtësinë, alkoolin dhe çdo sjellje që rrezikon jetën e përdoruesve të rrugës.
Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
#ZbatoRregullatEQarkullimit ⚠️
#MbroJetën ✅️
#RespektoKëmbësorët
#Stop❌Shpejtësi❌Alkool❌Celular
