Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Kapen dhe ndalohen 3 shtetas të shpallur në kërkim për vepra penale të ndryshme.
Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i tre personave të shpallur në kërkim:
L. T., 42 vjeç, banues në lagjen “Bahçallëk”, Shkodër, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në datën 20.11.2020, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
E. K., 38 vjeç, banues në lagjen “Manush Alimani”, Shkodër, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në datën 20.11.2020, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim;
S. J., 25 vjeç, banues në lagjen “Manush Alimani”, Shkodër, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në datën 20.11.2020, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.