Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Interpol Tirana.
Arrestohen dy shtetas të huaj, të cilët nëpërmjet mashtrimit merrni makina prodhim i fundit me qira në vendet e BE-së dhe i shisnin më pas në Shqipëri .
Në zbatim të Planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të mjeteve motorrike, të vjedhura në vende të BE-së, me tendëncë hyrjen dhe shitjen në Shqipëri, si rezultat i një pune të mirëorganizuar nga ana e D.V.P.Shkodër, në bashkëpunim me D.V.K.M. Shkodër, dhe Interpol Tirana, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Prodhimi i fudit ”.
Si rezultat i operacionit Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Shkodër bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasëve:
- A.,25 vjeç, lindur në Afganistan dhe banues në Angli;
- M., 28 vjeç, lindur në Kongo dhe banues në Angli;
Këta shtetas me anë të mashtrimit merrnin me qera makina luksoze prodhim i fundit në kompani të ndryshme në Angli-Belgjikë dhe Gjermani, dhe pasi hynin me dokumentacion të rregullt nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Hani i Hotit, mjetet i shisnin në Shqipëri .
Si rezultat i puës së bërë u dokumentuan me prova ligjore dy prej shumë rasteve që dyshohet se këta shtetas kanë kryer këtë veprimtari kriminale, konkretisht për një automjet AUDI dhe një automjet Benz prodhim i vitit 2019.
Më datë 18.07.2019, nëpërmjet P.K.K. Hani i Hotit, shtetasi M. A., ka hyrë dhe trafikuar automjetin, tip Audi, të marrë në Gjermani, të cilin e ka shitur në Shqipëri.
Po më datë 24.07.2019, janë paraqitur për të hyre në territorin shqiptar shtetasit M.A., drejtues mjeti dhe L. M. pasagjer në automjetin tip Mercedez-Benz, vit prodhimi 2019 , i cili është bllokuar në cilësinë e provës materiale.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për dokumentoimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme të kryer nga këta dy shetats.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Shkodër, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorrike” dhe “Mashtrimi”.