Sarandë – Arrestohen dy shtetas të huaj për “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”

Policia Kufitare në bashkëpunim me Seksionin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Sarandë kanë arrestuar në flagrancë dy shtetas turq:

  • N.I., 31 vjeç, banues në Bodrum,Turqi.
  • E.A., 40 vjeç, banues në Bodrum, Turqi.

Policia Kufitare në bashkëpunim me Seksionin e Krimit pranë Komisariatit Sarandë, pas hetimeve dhe verifikimeve të kryera, si dhe pas kontrollit të ushtruar në anijen e ankoruar në Portin e Sarandës me kapiten shtetasin E.A, ka rezultuar se është gjetur i fshehur brenda këtij mjeti lundrues shtetasi N.I, ku pas kontrollit personal këtij të fundit i janë gjetur dokumente të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të shtetasit N.I për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, si dhe në ngarkim të shtetasit E.A për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.