Tiranë/4 ditë më parë, tentoi të vidhte në një bankomat në rrugën “Luigj Gurakuqi”, identifikohet dhe ndalohet 15-vjeçari.
Në vijim të veprimeve intensive hetimore dhe operacionale, të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të veprimeve të kundërligjshme, gjatë protestave të ditëve të fundit, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Pronës ndaluan një 15-vjeçar.
I mituri dyshohet se është njëri nga autorët e thyerjes së një bankomati në rrugën “Luigj Gurakuqi”, më datë 15.10.2026, me qëllim vjedhjen.
Punohet për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
