Rinas/Sqarim

Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale mbi shoqërimin në avion të një shtetaseje nga shërbimet e Policisë, ju sqarojmë se:

Në linjën e udhëtimit që ishte planizuar të nisej nga Rinasi në drejtim të Luton, në orën 18:45, do të udhëtonte dhe një shtetase e cila kishte konsumuar shumë medikamente mjekësore, dhe për të cilën piloti i avionit, kishte urdhëruar që kjo shtetase të mos udhëtonte.

Shërbimet e Policisë së bashku me bashkëshortin e saj e kanë zbritur nga avioni dhe pasi është kontrolluar nga stafi mjekësor i aeroportit, është njoftuar ambulanca për t’i dhënë ndihmën mjekësore.