Rinas
Goditi për shkak të detyrës punonjësen e një kompanie ajrore, arrestohet në flagrancë 42-vjeçarja.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës” të shtetases Sh. K., 42 vjeç.
Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësen e një kompanie ajrore, pasi nuk i është mundësuar udhëtimi, për shkaqe që nuk vareshin nga punonjësja.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.