Rinas/Kontrolle të shtuara, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe rritjen e parametrave të sigurisë së udhëtarëve.
Si rezultat i kontrolleve gjatë 24 orëve të fundit goditen 4 raste të paligjshmërisë.
Në vijim të kontrolleve në dalje të RSH, nga shërbimet e Policisë Kufitare, është arrestuar në flagrancë për veprën penale ”Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, i shtetasit indian B. P., 33 vjeç, pasi u kap me dokumente të falsfikuara.
Po nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë shtuar kontrollet në hyrje dhe në dalje. Në bashkëpunim me autoritetet doganore në hyrje të Republikës së Shqipërisë, është kaluar për kontroll në vijën e dytë, çanta e shtetasit afrikan E. N., i cili ishte nisur nga Dubai. Gjatë kontrollit të çantës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 62000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Në përfundim të veprimeve hetimore, shtetasi E. N., u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.
Gjithashtu, si rezultat i kontrolleve për rritjen e sigurisë së udhëtarëve, i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë lodër një shtetasi egjiptian, i cili ishte me urdhër dëbimi nga Shqipëria, lëshuar nga Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë. Shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me ato doganore dhe ato të sigurisë së aeroportit, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar për kontroll bagazhet e shtetasit egjiptian N. A., i proceduar më parë për kalim të paligjshëm të kufirit. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë lodër, e futur në një këllëf lëkure.
Po nga shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të plotësimit të kushteve për të udhëtuar në hapsirën SCHENGEN, dhe të parandalimit të udhëtimeve apo të braktisjes së fëmijëve me qëllim azilkëkrimin, kanë proceduar penalisht për veprën penale ”Braktisja e fëmijëve të mitur”, shtetasen F. A., 37 vjeçe, banuese në Tiranë.
Procedimi për këtë shtetase filloi, pasi dyshohet se ka braktisur djalin e saj të mitur 16 vjeç, në Gjermani.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.