Rinas – Falë intensifikimit të kontrolleve dhe shkëmbimit në kohë reale të informacionit mes Policisë Kufitare të Rinasit dhe Interpol Tiranës është vënë në pranga një 42-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Falë intensifikimit të kontrolleve dhe shkëmbimit në kohë reale të informacionit mes Policisë Kufitare të Rinasit dhe Interpol Tiranës është vënë në pranga një 42-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, falë informacioneve të marra për ardhjen në Shqipëri të një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasin:
Eduart Dushaj, 42 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Gjykata e Genovas/Itali, në nëntor 2020, e ka dënuar me 13 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar nga Kodi Penal italian. Nga dënimi i kanë mbetur për të vuajtur edhe 10 vjet, 2 muaj e 18 ditë burg.
Nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, vijon puna për përfundimin e procedurave, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.