Rinas

Punonjësit e Policisë Kufitare në Rinas gjejnë në vendparkimin e automjeteve në zonën e aeroportit, një portofol me një shumë të konsiderueshme eurosh, karta bankare dhe dokumente të tjera të rëndësishme, dhe ia dorëzojnë ciftit të turistëve.

2 turistët nga Franca po largoheshin nga Rinasi, pas vizitës disaditore në Shqipëri, kur Policia iu dorëzoi portofolin që kishin humbur. Të surprizuar, ata falënderuan punonjësit e Policisë Kufitare, për gjestin human dhe korrektësinë.