Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit

Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit

Si rezultat i angazhimit të strukturave policore, janë finalizuar 4 operacione policore, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe kapjen e shtetasve në kërkim.
U sekuestruan 2000 fara Cannabis Sativa, rreth 1.6 kg Cannabis Sativa, Kokainë, si dhe u asgjësuan bimë narkotike.
U arrestuan 2 autorë dhe u shpallën në kërkim 2, si dhe u kapën 2 shtetas që ishin të shpallur në kërkim për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Janë kapur dhe ndalur 5 shtetas që ishin në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, krime kundër personit, mashtrim dhe vjedhje.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste të tjera në të gjithë territorin, me 3 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 17 raste, me 3 autorë të arrestuar, 15 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 të shpallur në kërkim.

Janë evidentuar 3 raste të dhunës në familje, me 1 autor të arrestuar, 2 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 të shpallur në kërkim, si dhe janë plotësuar 4 kërkesëpadi për urdhër mbrojtjeje.
Gjithashtu, janë proceduar 2 shtetas, njëri për thyerje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, tjetri për veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës.

Është evidentuar 1 rast në fushën e lojërave të fatit, me 1 autor të arrestuar.
Është evidentuar 1 rast i krimeve ekonomiko-financiare, me 1 autor të proceduar.

Në fushën e krimeve ndaj pronës janë evidentuar 6 raste, me 3 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 të shpallur në kërkim, ndërsa për 2 raste po punohet për identifikimin e autorëve.
Gjithashtu, gjatë natës, në fshatin Akërni, është djegur një mjet pune (skrep). Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të djegies.

Janë evidentuar 7 raste të krimeve kundër mjedisit, me 7 autorë të proceduar ne gjendje të lirë dhe 1 të shpallur në kërkim.

Janë evidentuar 10 raste të vjedhjes, me 4 autor të arrestuar, 4 të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 të shpallur në kërkim, ndërsa për 2 raste po punohet për identifikimin e autorëve.

Janë proceduar penalisht 8 shtetas, për veprime të dhunshme në aktivitetet sportive dhe prishje të qetësisë publike, gjatë zhvillimit të ndeshjes “Egnatia-Elbasani”, në stadiumin “Air Albania”.

Janë evidentuar 7 raste të mbajtjes pa leje të armëvve të ftohta/sportive. Janë sekuestruar 2 pistoleta sportiver dhe 7 thika.

Janë arrestuar 6 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, pasi drejtonin mjetin, në gjendje të dehur/pa leje drejtimi, si dhe është arrestuar 1 shtetas që drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike. Gjithashtu, janë proceduar 3 shtetas që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Në të gjithë territorin janë evidentuar 6 raste aksidentesh, me 7 shtetas të dëmtuar të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Janë proceduar penalisht 7 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Strukturat e Policisë Kufitare kanë proceduar 4 shtetas, për kontrabandë të mallrave dhe mosdeklarim të shumave monetare.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim profesional, të shpejtë dhe anonimat të sigurt.