Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit

Janë finalizuar 6 operacione:
-3 për goditjen e veprimtarive kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, të armëmbajtjes pa leje dhe për zbardhjen e një rasti mashtrimi. Janë arrestuar 3 shtetas dhe janë sekuestruar lëndë narkotike Kokainë, Heroinë dhe Cannabis Sativa, 1 pistoletë, si dhe një shumë parash;
-3 për kapjen e shtetasve në kërkim, 1 prej tyre i akuzuar nga GJKKO-ja, si pjesëtar i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve dhe 2 për vrasje të mbetura në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
Gjithashtu, janë kapur 6 shtetas të tjerë që ishin shpallur në kërkim për mashtrim kompjuterik, krime kundër personit ose pronës.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 14 raste të tjera në të gjithë territorin, me 2 autorë të arrestuar dhe 13 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 17 raste, me 1 autor të arrestuar, 21 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 5 të shpallur në kërkim. Gjithashtu, janë proceduar 2 shtetas të dyshuar për një rast të ngacmimit seksual.

Janë evidentuar 8 raste të dhunës në familje, me 2 autorë të arrestuar dhe 6 të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 9 kërkesëpadi për urdhër mbrojtjeje.

Gjithashtu, janë proceduar 2 shtetas që kanë kryer veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës.

Është evidentuar 1 rast i krimeve ekonomiko-financiare, me 2 autorë të arrestuar.
Është evidentuar 1 rast në fushën e lojërave të fatit, me 1 autor të proceduar.

Janë evidentuar 3 raste të krimeve kibernetike, me 2 autorë të proceduar, ndërsa për 1 rast po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 2 raste të prostitucionit, me 2 autore të arrestuara.

Në fushën e krimeve ndaj pronës janë evidentuar 8 raste, me 7 autorë të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 1 rast po punohet për identifikimin e autorit.

Janë evidentuar 8 raste të krimeve kundër mjedisit, me 8 autorë të proceduar ne gjendje të lirë.

Janë evidentuar 13 raste të vjedhjes, me 1 autor të arrestuar, 8 të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 të shpallur në kërkim, ndërsa për 3 raste po punohet për identifikimin e autorëve.

Janë arrestuar 6 shtetas dhe janë proceduar penalisht 5 të tjerë, pasi drejtonin mjetin, në gjendje të dehur/pa leje drejtimi, si dhe janë proceduar 3 shtetas që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Në të gjithë territorin janë evidentuar 5 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 10 shtetas të dëmtuar të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Janë proceduar penalisht 10 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Strukturat e Policisë Kufitare kanë proceduar 3 shtetas, për kundërshtim të punonjësve të Policisë, trafikim të mjeteve motorike dhe krime kundër mjedisit.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim profesional, të shpejtë dhe anonimat të sigurt.