Gjatë 24 orëve të fundit janë finalizuar 3 operacione policore, për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, lojërave të fatit dhe transportimit të kundërligjshëm të emigrantëve për dhënie ndihmë kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 14 raste në të gjithë territorin, me 14 autorë, nga të cilët 4 të arrestuar dhe 10 të proceduar. Janë evidentuar fidanë narkotikë dhe është sekuestruar një sasi e vogël kanabisi.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 12 raste, me 12 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim, ndërsa për 1 rast po punohet për identifikimin e autorëve.
Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje, me 8 autorë, nga të cilët 2 të arrestuar, 5 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim, si dhe janë plotësuar 10 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e krimeve ndaj pronës është evidentuar 1 rast, me 1 autor të arrestuar.
Janë evidentuar 2 raste të organizimit të lojërave të fatit, me 2 autor të arrestuar.
Janë evidentuar 2 raste të krimeve ekonomiko-financiare, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të krimeve kundër mjedisit, me 1 autor të arrestuar dhe 1 të proceduar në gjendje të lirë.
Janë arrestuar 2 shtetas, janë proceduar 2 dhe është shpallur në kërkim 1, për vjedhje. Gjithashtu, po punohet për identifikimin e autorëve të 3 rasteve të tjera të vjedhjes.
Janë arrestuar 5 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur/pa leje drejtimi dhe janë proceduar 3 shtetas që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Janë arrestuar 4 shtetas për kundërshtim të punonjësve të Policisë, si dhe janë proceduar 16 të tjerë që kanë prishur qetësinë publike dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.
Janë proceduar penalisht 12 shtetas dhe është shpallur në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Strukturat e Policisë Kufitare kanë arrestuar 3 shtetas dhe kanë proceduar 4 shtetas, për kontrabandë të mallrave dhe për kalim të paligjshëm të kufirit.
Policia e Shtetit apelon për respektimin e ligjit dhe rregullave të qarkullimit rrugor. Drejtuesit e mjeteve të shmangin shpejtësinë, përdorimin e celularit gjatë drejtimit, drejtimin e automjetit në gjendje të dehur dhe çdo sjellje që rrezikon jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
Bashkëpunimi i qytetarëve mbetet kyç për parandalimin e paligjshmërisë dhe forcimin e sigurisë publike. Në këtë kuadër, Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin pa pagesë 112, duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e profesional.
