Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit

Vijojnë kontrollet në territor, puna hetimore dhe operacionale, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, janë finalizuar 6 operacione për goditjen e veprimtarive kriminale të armëmbajtjes pa leje, shitjes së lëndëve narkotike, krimeve ekonomiko-financiare, prostitucionit dhe për kapjen e shtetasve në kërkim.

Janë kapur 3 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste, me 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 4 raste, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim.

Janë evidentuar 10 raste të dhunës në familje, me 1 shtetas të arrestuar, 7 të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 në kërkim. Gjithashtu, janë plotësuar 7 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes.

Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 6 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 2 të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 të shpallur në kërkim, ndërsa për 1 rast po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 7 raste, me 8 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kibernetike është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë arrestuar 3 shtetas dhe janë proceduar penalisht 4 të tjerë, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi, njëri prej të cilëve kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Janë proceduar penalisht 5 shtetas për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi N. P., 30 vjeç, banues në Gorre, Kurbin, pasi dje, në aksin rrugor dytësor “Shënkoll-Tale”, dyshohet se ka aksidentuar me automjet shtetasen P. K., 78 vjeçe, banuese në Shënkoll, këmbësore, e cila ka humbur jetën.

Është proceduar në gjendje të lirë 8 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Policisë Kufitare proceduan penalisht 6 shtetas për kalim të paligjshëm të kufirit, kontrabandë mallrash dhe falsifikim dokumentesh.

U referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje pasdite, në Kashar, është gjetur i pajetë në banesë shtetasi H. S., 80 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke garantuar reagim profesional dhe të shpejtë, si dhe ruajtjen e anonimatit.