Vijojnë kontrollet në territor, puna hetimore dhe operacionale, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, janë finalizuar 7 operacione për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, zbardhjen e vjedhjeve, dhënien e ndihmës emigrantëve për kalim të paligjshëm të kufirit dhe kapjen e shtetasve në kërkim.
Janë kapur 6 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe 7 të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 3 raste, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Durrës/Ka kallëzuar shtetasi N. Sh., 65 vjeç, se më datë 03.11.2026, rreth orës 18:00, në ambientet e lokalit të tij, në lagjen nr.15, shtetasit D. P., P. P. dhe E. Sh. kanë goditur me sende të forta 65-vjeçarin dhe djalin e tij, për shkak të një konflikti të mëparshëm. 2 shtetasit e dëmtuar janë jashtë rrezikut për jetën. Shtetasit D. P., P. P. dhe E. Sh. u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.
Tiranë/U referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në Rrugën e Dafinave, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës, shtetasi F. B., 22 vjeç, i cili vuan nga depresioni. Aktualisht është në kujdesin e mjekëve.
Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 7 raste, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 3 në kërkim.
Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 7 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes.
Në fushën e krimeve kibernetike janë evidentuar 2 raste. Për 1 rast është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas, ndërsa për rastin tjetër po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë arrestuar 7 shtetas dhe janë proceduar penalisht 4 shtetas, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.
Janë proceduar penalisht 5 shtetas për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi D. S., 20 vjeç, pasi dje, në Pakuqan, duke drejtuar një motomjet pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe, si pasojë, motomjeti është rrëzuar. Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi D. S. dhe një shtetas i mitur që udhëtonte me të, të cilët po marrin mjekim në spital.
Është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë.
Janë proceduar në gjendje të lirë 5 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Policisë Kufitare kapën 3 shtetas në kërkim dhe proceduan penalisht 1 shtetas për kontrabandë mallrash.
Dimal/Rreth orës 10:30, një shtetase e mitur dyshohet se është vetëdëmtuar me mjet prerës (brisk), në krah, në ambientet e shkollës ku shkon. Ajo mori mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Nga informacione paraprake të siguruara dyshohet se ajo është ndikuar nga video që i janë dërguar në një platformë komunikimi online, nga një person i panjohur.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke garantuar reagim profesional dhe të shpejtë, si dhe ruajtjen e anonimatit.
