Vijojnë kontrollet në territor, puna hetimore dhe operacionale, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Janë finalizuar 3 operacione policore në Tiranë, Durrës dhe Gjirokastër, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e transportimit të kundërligjshëm të emigrantëve dhe të vjedhjes.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste në të gjithë territorin, me 2 autorë të arrestuar dhe 3 të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë sekuestruar sasi të lëndëve të dyshuara narkotike, cannabis sativa dhe kokainë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 3 raste, me 4 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Në Shkodër, u arrestua shtetasi gjerman J. K., 47 vjeç, pasi në fshatin Pjetroshan, Malësi e Madhe, ka kryer veprime të dhunshme ndaj punonjësve të një pike karburanti dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, duke goditur me mjet prerës (thikë) dy prej tyre, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy thika, një hark me shigjetë, një shkop metalik dhe një automjet tip “Toyota”.
U arrestua një 55-vjeçar, pasi në rrugën “Shefqet Kuka”, Tiranë, ka goditur me mjet prerës (thikë) një 64-vjeçar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. U sekuestrua mjeti prerës (thikë), në cilësinë e provës materiale.
Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 5 raste, me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 4 raste po punohet për identifikimin e autorëve.
Janë evidentuar 11 raste të dhunës në familje, me 2 autorë të arrestuar, 8 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim. Gjithashtu, janë plotësuar 9 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes. U procedua në gjendje të lirë 1 shtetas, pasi ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës.
Janë evidentuar 3 raste të krimeve kundër mjedisit, me 1 autor të arrestuar dhe 2 të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste në fushën e vjedhjes, me 2 autorë të arrestuar, 1 në kërkim, ndërsa për 3 raste po punohet për identifikimin e autorëve.
Janë proceduar penalisht 12 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Janë arrestuar 3 shtetas dhe është proceduar penalisht 1 tjetër, pasi drejtonin automjete në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. Gjithashtu, është arrestuar 1 shtetas dhe janë proceduar penalisht 4 të tjerë, pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Strukturat e Policisë Kufitare kanë kapur 4 shtetas në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke u garantuar reagim profesional dhe të shpejtë, si dhe anonimitet të sigurt.
