Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Durrës – Mashtronin turistët nëpërmjet lojërave me letra, duke iu marrë shuma të ndryshme parash, bien në prangat e Policisë 3 shtetas. Gjatë kontrollit fizik, njërit prej të arrestuarve iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e krimeve që ndodhin kryesisht gjatë sezonit turistik, kanë vijuar kontrollet përgjatë vijës bregdetare dhe në stacionet e autobusëve ku zbresin turistët. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë duke mashtruar një shtetas kosovar, shtetasit B. M., 28 vjeç, A. Xh., 19 vjeç banues në Shijak dhe K. D., 19 vjeç, banues në Skrapar. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, organizonin lojëra me letra me turistët dhe përfitonin para prej tyre nëpërmjet mashtrimit. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. Xh. iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Tiranë – Bien në prangat e Policisë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. M., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve M. Sh., 35 vjeç dhe K. Xh., 43 vjeç, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. M., 61 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qendrimit”. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. S., 51 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ka dëmtuar paisjet elektroshtepiake në banesë. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. A., 38 vjeç dhe A. L., 49 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Mallakastër – Vijojnë kontrollet masive të territorit nga shërbimet e Policisë, për kontrollin e ambienteve të mbyllura dhe të hapura, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga autori. Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si rezultat i kontrolleve të shtuara nga toka dhe monitorimi nga ajri me dronë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë policore për një shtetas që dyshohej se kishte lëndë narkotike në banesë, është organizuar puna për kapjen e tij. Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi E. H., 27 vjeç, banues në Patos. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të banesës iu gjet një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa. Po në bazë të koordinatave, në një zonë të pyllëzuar në afërsi të banesës së tij, në fshatin Çorrush, Mallakastër, u gjetën të kultivuar fidanë narkotikë të dyshuar cannabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Sarandë – Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme, në lagjen Nr. 1, Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit S. I. dhe M. J., nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim: R. H., 33 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor i shtetasve A. C., 35 vjeç dhe V. C., 33 vjeç (vëllezër), të shpallur në kërkim nga Policia. Vijon intensivisht puna për kapjen e dy autorëve të tjerë të dyshuar të ngjarjes dhe vendosjen e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime te mëtejshme hetimore.
Lezhë – Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, kryer në bashkëpunim, shtetasit: Ç.Z.,23 vjeç, Q.Z., 21 vjeç (vëllezër ), banues në Kosovë, A.J., 24 vjeç dhe A.J., 24 vjeç ( vëllezër ), banues në Shengjin. Këta shtetas, ditën e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta, ku si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta të katërt dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë – Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. V., 45 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij, e cila ka qenë e pajisur me urdhër-mbrotjeje. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit J. F., 44 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim; Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K. K., 35 vjeçe dhe S. R., 33 vjeç, pasi në lokalin e marrë nga qira nga shtetasja K. K., u konstatua shtetasi S. R., duke organizuar lojra të paligjshme të fatit.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. L., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Më datë 20.06.2021, shtetasi A. P., 41 vjeç, kallëzon se në rrugën “Dritan Hoxha”, një shtetas i paidentifikuar e ka goditur me grusht, si dhe i ka dëmtuar xhamin e mjetit. Punohet për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Durrës – Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit, për zbatimin e planit të masave gjatë sezonit turistik. Ndëshkohen me masë administrative 2 pronarë subjektesh që u konstatuan të hapur pas orarit të përcaktuar për mbyllje. Procedohet penalisht njëri prej pronarëve, pasi nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike, parandalimin e veprimtarisë kriminale dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë me organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente. Në kuadër të këtyre masave, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh proceduan penalisht për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë” dhe “Prishja e qetësisë publike”, shtetasin B. T., 30 vjeç, banues në Durrës. Shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 13, Durrës, kanë konstatuar të hapur pas orarit të përcaktuar për mbyllje, lokalin e shtetasit B. T., i cili pasi ka dëgjuar thirrjen e Policisë nuk pranuar të hapë derën duke kundërshtuar urdhrin e Policisë. Në vijim të veprimeve, nga shërbimet e Policisë është vendosur edhe masë administrative 1.000.000 lekë për shtetasin B. T., pasi nuk ka zbatuar orarin e përcaktuar për mbyllje. Gjithashtu u ndëshkua me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i një subjekti në lagjen nr. 1, Durrës, shtetasi B. M., pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke vijuar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë – Arrestohen në flagrancë 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. S., 25 vjeç, sepse ka kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës punonjësit e policisë. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjeti dhe sekuestroi sasi me lëndë narkotike kanabis. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. H., 43 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetases M. K.,pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nuses së djalit, e cila si pasojë e dhunës psikologjike ka tentuar të dëmtojë veten e saj. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: F. V., 39 vjeç, R. K., 40 vjeç, A. B., 51 vjeç, D. L., 39 vjeç, Ç. Sh., 49 vjeç dhe I. A., 43 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur; S. G., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Korçë – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 61 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se në banesë, ky shtetas ka dhunuar fizikisht kunatën e tij, shtetasen D. M., 51 vjeçe, banuese në Korçë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Dhuna në familje”.
Maliq – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, filluan procedimin penal për shtetasin F. M., 63 vjeç, banues në fshatin Kolanec, Maliq, pasi ky shtetas nuk ka njoftuar organet e Policisë se në datën 17.06.2021, në banesë, ishte vetëvarur bashkëshortja e tij shtetasja F. M., 61 vjeçe, duke konsumuar elementë të veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.
Elbasan – Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan kanë referuar materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit dhe po punohet për kapjen e shtetasve U. G., 33 vjeç dhe G. R., 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi më datë 20.06.2021, rreth orës 13:00, në lagjen “Partizani”, Elbasan, pas një konfliktit të çastit dyshohen se kanë kanosur e dëmtuar me mjete të forta, duke i thyer xhamin e mjetit shtetasit F. F., 22 vjeç, banues në Elbasan, dhe më pas i kanë marrë çelësin e automjetit dhe portofolin me dokumente.
Tiranë – Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. U kap duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga një shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Tiranë kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: E. B., 40 vjeç, banues në Korçë. Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale G. N., 28 vjeç. Shtetasi E. B., në bashkëpunim me shtetas G. N., në rrugën e Elbasanit, është kapur duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 231 shtetas, konkretisht: 8 janë ndaluar, 70 janë arrestuar në flagrancë dhe 153 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 4 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 21 raste, me 10 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 14 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit, në gjithë territorin, gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar 27 raste, konkretisht: 11 raste të “Kanosja”, 6 raste të “Plagosja e lehtë me dashje” dhe 8 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja e rëndë me dashje”, ku autori është arrestuar në flagrancë; 1 rast i “Vrasja” mbetur në tentativë, me 1 autor të ndaluar dhe 2 autorë të shpallur në kërkim.
Janë evidentuar 10 raste të dhunës në familje, në të gjithë vendin, me 6 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 31 kërkesë-padi për urdhër mbrojtje të menjëhershme.
Në fushën e vjedhjes së pronës gjatë 72 orëve janë evidentuar 31 raste: 5 raste me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si dhe 26 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 19 raste të ndërtimit pa leje, në të gjithë vendin, me 5 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 19 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të shkatërrimit të pronës, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, me 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Është proceduar penalisht dhe 1 tjetër, për “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”.
Janë evidentuar 2 raste të “Trafikimi i mjeteve motorike”, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Mashtrimi”, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Prerja e paligjshme e pyjeve”, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të armëmbajtjes pa leje, ku autorë janë arrestuar në flagrancë.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për mbajtje pa leje të armëve të ftohta.
Janë evidentuar 5 raste të “Fshehja e të ardhurave”, me 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë organizuar 2 raste të “Organizmi i lotarive të palejuara”, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të “Pushtim toke”, me 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Vetëgjyqësia”.
Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë.
Është evidentuar 1 rast i falsifikimit të dokumenteve, me 1 autor që po procedoeht në gjendje të lirë.
Është proceduar penalisht 1 shtetas, për prishje të qetësisë publike.
Është proceduar penalisht 1 shtetas, për prishje të qetësisë publike.
Janë arrestuar në flagrancë 15 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë arrestuar në flagrancë 9 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 11 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Gjatë 72 orëve të fundit, në territorin e Shqipërisë, kanë ndodhur 22 aksidente, me 1 viktimë dhe 25 persona të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.