Raporti i ngjarjeve për 72 orët e fundit, Policia e Shtetit

Tiranë – Rrugorët e kryeqytetit kanë shtuar patrullimet policore në funksion të planit të veprimit për parkimet e gabuara dhe shkeljen e semaforit. Gjatë patrullimit parandalues policor, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë konstatuar drejtuesin e një automjeti me iniciale G. T., 31 vjeç, duke vazhduar lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalonte atë. Gjatë kryerjes së veprimeve policore dhe administrative, drejtuesi i automjetit i ka ofruar agjentit verifikues një kartëmonedhë prerje me 5000 lekë, me qëllim shmangien e masës administrative. Në këto kushte, është bërë menjëherë arrestimi në flagrancë i shtetasit me iniciale G. T., për veprën penale “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Durrës – Ndalohet një 20-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar. Arrestohen në flagrancë 2 drejtues mjetesh. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin N. D., 20 vjeç, banues në fshatin Barkanesh, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, në vitin 2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të  punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit A. Ç., 18 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua në lagjen nr. 13,  Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, pa leje drejtimi; A. B., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Vlorë – Në vijim të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, ku një shtetas ka qëlluar me armë zjarri në ajër,  njoftojmë se në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Ç., 26 vjeç, banues në lagjen  “28 Nëntori”, Vlorë. Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur Triport, dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër,  për të kanosur  shtetasin F. Z., 26 vjeç, banues në  Vlorë, i cili u kap në kohë rekord falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë Kufitare të Triportit dhe Patrullave të Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë. Shtetasi F. Z, në përfundim të veprimeve të para hetimore është lënë i lirë. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, në ngarkim të shtetasit E. Ç., për veprat penale “Kanosja”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Tiranë – Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin F. Gj., 21 vjeç, pasi në rrugën “Komuna e Parisit”, gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30 gr. lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe 1 aparat celular. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Z. S., 41 vjeç, pasi ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, fqinjin e tij, shtetasin T. S., 19 vjeç.   Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. L., 38 vjeç, pasi në rrugën “3 Dëshmorët”, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.77 mg/l. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Vlorë – Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet operacioni policor i koduar “Vllahina”. Sekuestrohen rreth 22 kg kanabis, 2130 fara kanabisi dhe municion luftarak. Vihet në pranga 36-vjeçari, poseduesi i tyre. Në vijim të kontrollit masiv të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në territorin e fshatit Kropisht, Vlorë, një person posedonte në banesë lëndë narkotike, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Vllahina”. Në kuadër të operacionit të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit N. I., 36 vjeç, banues në fshatin Kropisht, Vlorë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit N. I., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 22 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa, 2130 fara kanabisi dhe një sasi municion luftarak. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Vlorë – Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale. Vihet në pranga një 22-vjeçar që lëvizte me armë zjarri me vete. Sekuestrohet një armë zjarri pushkë. Shërbimet e Komisariatit Vlorë dhe ato të Stacionit Policor Selenicë, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, në bazë të informacioneve të marra në rruge operative se në fshatin Kotë, Selenicë, një shtetas po lëvizte me armë zjarri me vete, kanë ushtruar kontrolle në territorin e këtij fshati, ku kanë konstatuar shtetasin R. M., 22 vjeç, i cili po lëvizte me armë zjarri me vete. 22-vjeçari, sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka fshehur armën dhe është larguar me shpejtësi, por është kapur falë reagimit në kohë e me profesionalizëm nga shërbimet e Policisë. Në përfundim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin R. M., 22 vjeç, banues në Selenicë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.  Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pushkë. Strukturat hetimore të DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën intensive për zbardhjen e qëllimit që kishte personi që qarkullonte me armë zjarri me vete.

Mirditë – Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Bllokohen nga Njësia Operacionale e Autostradës Milot-Morinë, dy automjete që transportonin lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjshme. Procedohen penalisht dy drejtuesit e mjeteve që po transportonin lëndën drusore. Në kuadër të bashkëpunimit me strukturat e DVP Lezhë dhe në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Njësisë Operacionale për Autostradën kanë konstatuar dhe ndaluar në Rubik, Mirditë, një mjet furgon dhe një kamionçinë që transportonin lëndë drusore. Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shtetasit A. S. dhe Gj. Ll. ishin duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Drejtuesit e mjeteve, shtetasit A. S., 41 vjeç dhe Gj. Ll., 57 vjeç, banues në Mirditë janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë dhe në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Parandalimin e Krimit i kanë proceduar ata penalisht.  Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

Ndërkohë, gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 179 shtetas, nga këta: 67 janë të arrestuar, 3 janë ndaluar dhe 109 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 3 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 10 raste, në të gjithë territorin, me 7 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit, në gjithë territorin, gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar 25 raste, konkretisht: 2 raste të “Kanosja”, 10 raste të “Plagosja e lehtë me dashje” dhe 11 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 2 raste të “Plagosja e rëndë me dashje”, ku autorët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 9 raste të dhunës në familje, në të gjithë territorin, me 7 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 21 kërkesë-padi për urdhër mbrojtje të menjëhershme.

Në fushën e vjedhjes së pronës gjatë 72 orëve janë evidentuar 25 raste, 8 raste me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 6 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 13 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 2 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 9 raste të “Prerja e paligjshme e pyjeve”, me 9 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të falsifikimit të dokumenteve, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Fshehja e të ardhurave”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Mashtrimi”, me dy autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Pushtim toke”, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 1 rast i “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Është evidentuar 1 rast i “Organizimi i lotarive të palejuara”, në Shkodër, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë.

Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 10 raste dhe autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Armëmbajtja pa leje”, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 3 raste të “Përndjekja”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të “Vetëgjyqësia”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të shkatërrimit të pronës, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë proceduar 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Gjatë 72 orëve të fundit, në territorin e Shqipërisë, janë evidentuar 21 raste aksidentesh, me 2 viktima dhe 26 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar dhe proceduar 16 shtetas që drejtonin automjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Janë evidentuar dhe proceduar 11 shtetas që drejtonin automjetin pa u pajisur me leje drejtimi.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.