Krujë – Vijojnë operacionet kundër krimeve mjedisore. Procedohet penalisht një shtetas, për veprën penale “Ndotja e ajrit”. Bie në prangat e Policisë një 31-vjeçar për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e krimeve mjedisore, proceduan penalisht shtetasin A. B., 40 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në vendin e quajtur “Makarash”, Krujë, duke djegur mbetje të lëndëve drusore në një gropë gëlqereje. Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë u arrestua në flagrancë shtetasi E. S., 31 vjeç, banues në Burizanë, Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar si cannabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë, gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 182 shtetas, nga këta: 34 janë të arrestuar, 8 janë ndaluar dhe 140 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 6 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 14 raste, në të gjithë territorin, me 5 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 9 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit, në gjithë territorin, gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar 21 raste, konkretisht: 6 raste të “Kanosja”, 7 raste të “Plagosja e lehtë me dashje” dhe 6 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 2 raste të “Plagosja me dashje”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 11 raste të dhunës në familje, në të gjithë territorin, me 5 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 6 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si edhe janë plotësuar 35 kërkesë-padi për urdhër mbrojtje të menjëhershme.
Në fushën e vjedhjes së pronës gjatë 72 orëve janë evidentuar 40 raste, 10 raste me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 7 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 30 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 2 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të “Vetëgjyqësia”, me 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe autorët janë arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar i rast i mbajtjes pa leje të armëve të ftohta dhe autori është arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar 1 rast i “Vjedhja me dhunë” dhe autori është arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 3 raste të “Falsifikimi i dokumenteve” dhe autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Fshehja e të ardhurave” dhe autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Shkatërrim prone”, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 10 raste dhe autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë proceduar 3 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Gjatë 72 orëve të fundit, në territorin e Shqipërisë, janë evidentuar 15 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 17 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe proceduar 6 shtetas që drejtonin automjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Janë evidentuar dhe proceduar 12 shtetas që drejtonin automjetin pa u pajisur me leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.