Elbasan – Finalizohet operacioni policor i koduar “Mengel 2″, për parandalimin dhe goditen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Në kuadër të operacionit parandalohet dhe goditjet një tjetër rast. Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Vihen në pranga 4 shtetas, të cilët u kapën në flagrancë duke transportuar 10 shtetas të huaj nga vendet e treta. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e masave të hartuar nga DVP Elbasan për marrjen e masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimit të tyre kundrejt pagesës në territorin shqiptar dhe me denstinacion vendet e BE-se, si dhe në vijim të operacionit policor “Mengel 2”, nisur më datë 10 korrik, si rezultat i të cilit u vu në pranga 1 shtetas dhe u procedua 1 tjetër, pasi transportonin 9 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 400-500 euro, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, operacioni ka vijuar për goditjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Si rezultat, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, pas një pune të mirëfilltë operativo-procedurale dhe ndjekjes prokative u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, i shtetasve: E. L., 30 vjeç dhe M. N., 33 vjeç, banues në Kamzë, H. H., 36 vjeç dhe L. H, 36 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke transportuar 10 shtetas sirianë, me dy automjete të marra me qira. Personat e arrestuar do t’i transportonin shtetasit e huaj në drejtim të Kukësit, me qëllim kalimin e tyre në shtetet e Bashkimit Evropian, kundrejt pagesës 500 euro për person. Po këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin dhe me shtetasin R. M., i arrestuar në flagrancë në datën 10.07.2020 në kuadër të operacionit “Mengel”, kryenin aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kryesisht sirianëve, për kalim të paligjshëm të kufirit, nga Korça në Kukës, me destinacion përfundimtar vendet e Bashkimit Evropian. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy automjetet dhe pesë aparate celular. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan vazhdojnë hetimet për venien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Kukës – Vijojnë kontrollet në akset rrugore dhe në kufirin e gjelbër, në zbatim të planit të përbashkët të masave mes DVP Kukës e Policisë Kuiftare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për dhënie ndihmë shtetasve nga vendet e treta, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme, kundrejt fitimit. Në kuadër të kontrolleve evidentohet dhe arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” kundrejt fitimit dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin K. V., 21 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në fshatin Morinë, me automjetin tip “Volkswagen”, me të cilin po transportonte 4 shtetas sirianë. Shtetasi K. V., kundrejt fitimit do t’i ndihmonte shtetasit sirianë që të kalonin kufirin në drejtim të Kosovës, në mënyrë të paligjshme. Gjatë verifikimit të dokumentacionit rezultoi se ai drejtonte mjetin pa leje drejtimi. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.
Tiranë – Vijojnë kontrollet e pandërprera në lokale e subjekte tregtare, për respektimin e protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Kontrollet janë përqendruar edhe në lokalet që shkaktojnë ndotje akustike, duke shqetësuar banorët me muzikë të lartë. Procedohet penalisht banakieri i një lokali, për veprën penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të kontrollove për zbatimin e protokollit të sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe në bazë të ankesave të bëra nga qytetarët për një subjekt që vijonte aktivitetin duke prishur rendin dhe qetësinë publike, kanë organizuar punën dhe gjatë inspektimit në rrugën “Muhamed Gjollesha”, kanë konstatuar një lokal që vendoste muzikë të lartë, tej normave të lejuara. Në vijim të veprimeve u bë shoqërimi dhe u procedua penalisht, për veprën penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, banakieri i lokalit, shtetasi B. H., 21 vjeç. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientet e këtij lokali. Njëkohësisht puna ka vijuar edhe në drejtim të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së paligjshmërisë dhe si rezultat janë vënë në pranga 6 shtetas, konkretisht: Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë ndalimi i shtetasit D. S., 57 vjeç, pasi në Rrugën e Elbasanit, në një qendër fizoterapie, i ka vjedhur 10000 lekë punonjëses së kësaj qendre, shtetases Xh. L. Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autori i vjedhjes në një qendër estetike, ku ka marrë disa artikuj kozmetikë me vlerë 600.000 lekë të reja, si edhe autor i vjedhjes në biznesin në pronësi të shtetasit A. A. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 38 vjeç, pasi në rrugën “Xhanfize Keko”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. I., 61 vjeç, pasi në rrugën “Aleksandër Mojsiu”, përballë Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore, u kap në flagrancë duke vjedhur një kasetofon në mjetin autobus, i cili ka qenë i sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga Seksioni i Verifikimit të Aksidenteve në këtë Komisariat. Ndërkohë, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: R. R., 20 vjeç dhe I. C., 53 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse dhe A. T., 60 vjeç, pasi ditën e djeshme aksidentoi drejtuesin e motorit, shtetasin E. H., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Vlorë – Finalizohet operacioni i koduar “Tragjasi”. Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov, tri armë gjahu dhe armë të ftohta. Gjithashtu sekuestrohen gjatë operacionit edhe 53 kg lëndë narkotike kanabis. Vihen në pranga 2 shtetas dhe 1 shpallet në kërkim. Procedohen penalisht në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Tragjas si dhe elektricisti i zonës. Në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, shërbimet policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, kanë finalizuar me sukses operacionin “Tragjasi”, si rezultat i të cilit janë arrestuar dhe proceduar penalisht autorët e përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme, konkretisht: Janë arrestuar shtetasit P. S., 37 vjeç, banues në fshatin Drashovicë dhe G. B., 25 vjeç, banues në Tiranë; Janë proceduar penalisht shtetasit M. R., 43 vjeç, banues në fshatin Tragjas, me detyrë kryeplak i fshatit Tragjas dhe shtetasi A. R., 37 vjeç, banues në fshatin Tragjas, me detyrë elektricist i zonës në fshatin Tragjas. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi T. T., 53 vjeç, banues në Tiranë. Nga kontrolli dhe hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar fidanë të dyshuar canabis sativa në territorin e banesës së shtetasit G. B., në fshatin Tragjas. Po ashtu, në banesën e shtetasit G. B është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 53 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit T. T. u gjetën disa fidanë narkotikë të kultivuar në një ambient të banesës, 1 armë zjarri automatike, 3 armë gjahu teke, 2 thika dhe 1 shpatë. Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Krujë – Finalizohet pas një hetimi 8-mujor, operacioni policor i koduar “Nikla”. Operacioni nga Policia e Krujës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë. Ushtronin veprimtari kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit dhe shfrytëzuan seksualisht një 17-vjeçare, vihen në pranga 4 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, pas 8 muaj hetimesh për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të disa shtetasve, në fushën e narkotikëve dhe shfrytëzimit për prostitucion, finalizuan operacionin policor të koduar “Nikla”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u ndaluan shtetasit: E. C. (Ç)., 28 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë; F. L., 25 vjeç, banues në fshatin Borizanë, Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në Itali dhe L. S., 17 vjeç dhe A. Sh., 26 vjeç, banues në Krujë. Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit A. B., 23 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe A. M., 17 vjeç, të dy banues në Krujë dhe vijon puna për kapjen e tyre. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Gjithashtu, këta shtetas kanë nxitur për përdorimin e drogës një 17-vjeçare dhe e kanë shfrytëzuar seksualisht atë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
Krujë – Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasit: A. D., 32 vjeç, E. D., 26 vjeç (vëllezër) dhe F. D., 40 vjeç, (xhaxhai), banues në Fushë Krujë. Këta shtetas, në afërsi të banesës së tyre, janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, duke e goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
Fushë Krujë – Hodhi një pako me lëndë plasëse artizanale në ambientet e jashtme të një banese, por pa shkaktuar shpërthim, Policia në kohë rekord identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes. Më datë 12.07.2020, rreth orës 23:00, në ambientin e jashtëm të banesës së shtetases M. F., në Fushë Krujë, është gjetur një pako brenda së cilës dyshohej se kishte lëndë plasëse, e cila nuk ka shpërthyer. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat antieksploziv të RENEA-s dhe pas verifikimeve ka rezultuar se brenda pakos kishte një sasi të vogël lëndë plasëse artizanale. Si rezultat i hetimeve grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, i cili është shtetasi A. B., dhe po punohet për kapjen e tij.
Bulqizë – U konfliktua me një shtetas dhe e kërcënoi për ta vrarë me thikë, pas ndërhyrjes në kohë të Policisë u vu në pranga autori. Arrestohet 26-vjeçari me precedent të theksuar kriminal, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes, shkatërrimit të pronës dhe krimeve kundër personit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas njoftimit të marrë së në lagjen “Gjeologu”, Bulqizë, po ndodhte një konflikt i çastit, ku një shtetas kërcënonte për ta vrarë me thikë një shtetas tjetër, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë ndërhyrjes shpejtë është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit. Në përfundim të veprimeve të para hetimore është vënë në pranga shtetasi Rr. R., 26 vjeç, banues në Bulqizë, (i dënuar më parë). Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar thika e përdorur nga shtetasi Rr. R. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Ndërkohë, gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 235 shtetas, nga këta: 63 janë të arrestuar, 15 janë ndaluar dhe 157 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 9 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 15 raste, në të gjithë territorin, me 15 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit, në gjithë territorin, gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar 29 raste, konkretisht: 5 raste të “Kanosja”, 9 raste të “Plagosja e lehtë me dashje” dhe 15 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 8 raste të dhunës në familje, në të gjithë territorin, me 5 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si edhe janë plotësuar 14 kërkesë-padi për urdhër mbrojtje të menjëhershme.
Në fushën e vjedhjes së pronës gjatë 72 orëve janë evidentuar 27 raste, 16 raste me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 12 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 21 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Është evidentuar 1 raste i “Mashtrimi”, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar 1 rast i “Kanosja për shkak të detyrës”, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të “Korrupsion aktiv i peronave që ushtrojnë funksione publike”, me 3 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet më gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të “Falsifikimi i dokumenteve”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Fshehja e të ardhurave”, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 14 raste të “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 10 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Organizimi i lotarive të palejuara”, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Falsifikimi i dokumenteve”, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Ëshët evidentuar 1 rast i mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të “Prishja e qetësisë publike”, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Ndotja e ajrit”, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të kundërshtimit të punonjësit të policisë, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Goditje për shkak të detyrës”, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të “Pushtim toke”, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Vetëgjyqësia”, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Prerja e paligjshme e pyjeve”, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të vjedhjes së energjisë elektrike dhe autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 2 raste, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 24 raste dhe autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë proceduar 3 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Gjatë 72 orëve të fundit, në territorin e Shqipërisë, janë evidentuar 24 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 35 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe proceduar 7 shtetas që drejtonin automjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Janë evidentuar dhe proceduar 12 shtetas që drejtonin automjetin pa u pajisur me leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.