Raporti i ngjarjeve për 72 orët e fundit, Policia e Shtetit

Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 152 shtetas, nga këta: 37 janë të arrestuar, 14 janë ndaluar dhe 101 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 9 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 13 raste, në të gjithë territorin, me 6 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 9 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar 19 raste, konkretisht: 4 raste të “Kanosja”; 6 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”; 9 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 8 raste të dhunës në familje, në të gjithë territorin, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 6 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si edhe janë plotësuar 17 kërkesë-padi për urdhër mbrojtje të menjëhershme.

Në fushën e vjedhjes së pronës gjatë 72 orëve janë evidentuar 43 raste, 13 raste me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 13 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 30 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në fushën e vjedhjes së energjisë elektrike janë evidentuar 2 raste dhe autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 10 raste, 6 raste me 7 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 4 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 8 raste, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 7 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Organizimi i lotarive të palejuara”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Janë proceduar 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Gjatë 72 orëve të fundit, në territorin e Shqipërisë, janë evidentuar 16 raste aksidentesh, me 4 viktima dhe 18 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar dhe proceduar 4 shtetas që drejtonin automjetet nën efektin e alkoolit, në të gjithë territorin.

Janë evidentuar dhe proceduar 7 shtetas që drejtonin automjetet pa u pajisur me leje drejtimi.

Është arrestuar në flagrancë një shtetas që drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.