Raporti i ngjarjeve për 72 orët e fundit, Policia e Shtetit

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Tiranë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Brothers”. Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 5, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Goditet 1 rast i organizimit të lotarive të palejuara, arrestohet në flagrancë 1 shtetas.  Shpallet në kërkim vëllai i tij, i cili kishte vendosur në dispozicion lokalin për lojëra fati. Sekuestrohet 1 aparat celular që dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.  Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, se në një lokal në bulevardin “Nënë Tereza”, dy vëllezër, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lotarive të palejuara nëpërmjet aparateve celulare, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Brothers”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. S., 19 vjeç, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”. Gjithashtu, u shpall në kërkim vëllai i tij, pronari i lokalit, shtetasi L. S., 31 vjeç, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, shtetasi N. S., u konstatua duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, në lokalin në pronësi të vëllait të tij, shtetasit L. S., i cili e kishte vendosur në dispozicion për lojëra fati.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Sarandë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Qafa e Hanit”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.  Operacioni i zhvilluar nga Policia Kufitare e Sarandës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë. Vihet në pranga 1 shtetas që u kap në flagrancë duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, drejt Tiranës. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë,në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë finalizuar me sukses operacionin policor “Qafa e Hanit”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. D., 50 vjeç, banues në Mursi, Sarandë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë, në vendin e quajtur “Qafa e Hanit”, në aksin rrugor Konispol- Sarandë, duke transportuar me automjetin e tij, 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit. Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në të. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Malësi e Madhe – Finalizohet operacioni policor i koduar “Last trip”. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, për goditjen e armëmbajtjes pa leje. Qarkullonte me armë zjarri me fishek në fole, në automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, vihet në pranga 44-vjeçari. Nga strukturat e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një person po drejtonte mjetin, nën efektin e alkoolit dhe kishte armë zjarri me vete, menjëherë u organizua puna dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Last trip”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. B., 44 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe, i cili pas kryerjes së alkooltestit rezultoi se drejtonte mjetin “Volkswagen”, në gjendje të dehur, në masën 0.93 mg/l. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë me fishek në fole, si dhe disa fishekë të tjerë.    Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 181 shtetas, konkretisht: 10 janë ndaluar, 48 janë arrestuar në flagrancë dhe 123 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 7 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 10 raste, me 7 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 6 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 21 raste: 4 raste të “Kanosja”, 8 raste të “Plagosja e lehtë me dashje” dhe 6 rast i “Dëmtime të tjera më dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë;  1 rast i “Plagosja e rëndë me dashje”, me 2 autorë të ndaluar, 1 rast i “Vrasja” mbetur në tentativë, ku po punohet për kapjen dhe identifikimin e autorit; 1 rast “Vjedhja me pasojë vdekjen”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 9 raste të dhunës në familje, me 5 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 4 autorë që po procedohet në gjendje të lirë. Janë plotësuar 14 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 23 raste, 8 raste me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 6 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si dhe 15 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 12 raste të ndërtimit pa leje, me 12 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për korrupsion aktiv ndaj punonjësve të policisë.

Janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe është proceduar penalisht 1 tjetër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për veprën penale “Mashtrimi”.

Janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, për mbajtje pa leje të armëve të zjarrit, janë arrestuar  në flagrancë 3 shtetas dhe janë proceduar penalisht 8 të tjerë, për mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

Janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për shkatërrim prone.

Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe është proceduar penalisht 1 tjetër, për falsifikim dokumentesh.

Janë proceduar penalisht 2 shtetas për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe 2 të tjerë për “veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës.

Është ndaluar 1 shtetas, për veprën penale “Ngacimi seksual”.

Është proceduar penalisht 1 shtetas, për prerje të paligjshme të pyjeve.

Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Janë proceduar penalisht 6 shtetas dhe janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Janë arrestuar në flagrancë 13 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë arrestuar në flagrancë 3 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 5 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjatë 72 orëve të fundit, në territorin e Shqipërisë, në të gjithë vendin kanë ndodhur 11 aksidente, me 6 viktima dhe 9 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.