Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
DVP Korçë – Vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim K. M., 21 vjeç, banues në fshatin Qatrom, Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 20.12.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”. Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, të shtetasit B. A., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Pogradec-Qafë Plloçë, në afërsi të fshatit Gështenjas, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Seat”, ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin B. S., 66 vjeç, banues në Gështenjas, i cili u dërgua në Tiranë për mjekim më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal për veprën “Plagosja e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim dhe po punojnë për kapjen e shtetasve B. S., 30 vjeç; M. Xh., 28 vjeç; E. Xh., 29 vjeç dhe Dh. B., 26 vjeç, banues në Pogradec, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Pogradec-Blacë, në afërsi të një karburanti në fshatin Podgorie, kanë goditur me grushta dhe sende të forta në trup, shtetasin E. M., 22 vjeç, banues në Pogradec, i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Pogradecit. Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.
Shkodër – Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër filloi procedimi penal për shtetasin I. Gj., 64 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër, pasi për motive të dobëta, ka kanosur me një pistoletë lodër (çakmak), shtetasin B. H., 32 vjeç. Më datë 27.01.2021, shtetasi B. Gj., banues në Qelëz, ka bërë kallëzim se janë larguar nga banesa bashkë shortja e tij, shtetasja D. P., bashkë me vajza e tyre të mitur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Durrës – Finalizohet operacioni policor i koduar “Shkallnuri”, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete. Operacioni nga Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Durrës. Qarkullonin me armë zjarri me vete, vihen në pranga 2 shtetas nga Lushnja. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, me një karikator me 14 fishekë. Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen dhe arrestimin e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkallnuri”, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve F. M., 23 vjeç dhe N. H., 28 vjeç, të dy banues në Fiershegan, Lushnjë. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi shërbimet e Policisë kishin marrë informacion se dy persona të paidentifikuar po qarkullonin në qytetin e Durrësit dhe kishin armë zjarri me vete. Shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit, kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e quajtur Shkallnur, Durrës, duke bllokuar mjetin me të cilin udhëtonin dy shtetasit. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me një karikator me 14 fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Moskallëzim krimi”.
Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 170 shtetas, konkretisht: 13 janë ndaluar, 47 janë arrestuar në flagrancë dhe 110 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 11 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 15 raste, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 16 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit, në gjithë territorin, gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar 12 raste, konkretisht: 3 raste të “Kanosja”; 4 raste të “Plagosja e lehtë me dashje” dhe 5 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 12 raste të dhunës në familje, në të gjithë vendin, me 5 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 7 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 22 kërkesë-padi për urdhër mbrojtje të menjëhershme.
Në fushën e vjedhjes së pronës gjatë 72 orëve janë evidentuar 30 raste, 8 raste me 5 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 8 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, dhe 22 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 9 raste të ndërtimit pa leje, në të gjithë vendin, me 11 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe janë proceduar penalisht 4 të tjerë, për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas dhe është proceduar penalisht 1 tjetër, për “Armëmbajtja pa leje”.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për “Vetëgjyqësia”, 1 për “Pushtim toke” dhe 6 të tjerë, për shkatërrim prone.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për “Fshehja e të ardhurave” dhe 1 për “Falsifikimi i dokumenteve”.
Janë arrestuar në flagrancë 2 shetas dhe është proceduar penalisht 1 tjetër, për “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe 1 për “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.
Është proceduar penalisht 1 shtetas, për “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe 1 tjetër për “Goditje për shkak të detyrës”.
Është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Janë proceduar penalisht 6 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Janë arrestuar në flagrancë 3 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë arrestuar në flagrancë 7 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 6 të tjerë, për “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.
Janë arrestuar në flagrancë 3 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Gjatë 72 orëve të fundit, në territorin e Shqipërisë, kanë ndodhur 20 aksidente, me 2 viktima dhe 20 persona të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.