Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve ndaluan shtetasin S. Z., 41 vjeç, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 41-vjeçari u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, në tentativë për të dalë nga vendi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. Z., pasi dyshohet se i ka marrë shuma parash, shtetasit I. A., duke e mashtruar se do të siguronte dokumentet e nevojshme për pajisjen me vizë, të bashkëshortes së shtetasit të mashtruar. Nga kontrollet për këtë rast, u gjet një cerifikatë e gjuhës së huaj, e dyshuar e falsifikuar, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;
-A. M. dhe R. N., pasi shtetasi A. M. dyshohet se i ka marrë nëpërmjet mashtrimit, aksesin në një faqe për lojëra online, shtetasit R. N., i cili dyshohet se e tregtonte këtë akses, ilegalisht.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin E. F., 29 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. H., pasi në një lokal, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe me shtetasin A. R.. Shtetasi A. H. nuk i është bindur urdhrit për shoqërim, ndërsa shtetasi i arrestuar ka kundërshtuar me forcë efektivët, si dhe ka dëmtuar kameren e survejimit, në dhomen e shoqërimit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-P. S. dhe A. K., pasi dyshohet se shtetasja P. S. ka mashtruar shtetasen A. K., mbi certifikimin për kursin që kjo e fundit ka kryer në subjektin e shtetases P. S., ndërsa shtetasja A. K. dyshohet se ka shkuar në ambientin e subjektit, ku ka filmuar pa dëshirën e pronares;
-R. M., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur shtetasen E. C.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit Xh. Z. dhe G. O., pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. C., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht, fqinjin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit M. F. dhe E. A., pasi dyshohet se për motive pronësie, janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit L. L., 42 vjeç, J. B., 49 vjeç dhe K. Z., 32 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjete, në gjendje të dehur.
Më datë 28.04.2026, kallëzoi shtetasi L. E., se ishte larguar nga banesa, mbesa e tij, 17 vjeçe. Punohet për gjetjen e të miturës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Vijon operacioni i koduar “Fati i lojërave”. Zbulohet në Kombinat, një tjetër lokal, ku viheshin baste sportive, me celular.
Arrestohet shtetasi që kishte në përdorim ambientin, si dhe i sekuestrohet celulari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, gjatë kontrolleve në lokale dhe në ambiente të tjera, të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Fati i lojërave”, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të përshtatjes së këtyre ambienteve, për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, konstatuan se në një lokal në zonën “Kombinati”, viheshin baste sportive, me celular.
Për këtë rast u vu në pranga shtetasi që kishte në përdorim ambientin, Xh. Xh., 24 vjeç.
Nga verifikimet në celularin e tij, u konstatuan faqe aktive, për vënie të basteve sportive.
Kontrollet kundër kësaj veprimtarie, vijojnë në të gjithë territorin e qarkut.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë
Finalizohet operacioni i koduar “Signals”.
Zbulohen 2 dyqane ku shiteshin në kundërshtim me ligjin, fenelina dhe pajisje të tjera si ato që përdor Policia.
Vihen në pranga 2 shtetasit që i kontrabandonin dhe i shitnin në dyqanet e tyre.
Sekuestrohen dhjetëra fenelina dhe pajisje të tjera.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të kontrolleve dhe punës hetimore për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë oragnizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Signals”, si rezultat i të cilit u zbuluan 2 dyqane ku shiteshin fenelina dhe pajisje të tjera si ato që përdor Policia.
Në kuadër të operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit: Xh. T., 23 vjeç dhe H. L., 41 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit në dyqanet e këtyre shtetasve, në rrugën “Konferenca e Pezës”, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar fenelina dhe pajisje të tjera si të Policisë, për të cilat shtetasit nuk dispononin dokumentacion mbi origjinën e tyre dhe as autorizimin përkatës për mbajtjen dhe tregtimin e tyre.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Lezhë / Vijojnë veprimet e thelluara hetimore dhe kontrollet në terren për sigurimin e të gjitha provave që shërbejnë për dokumentimin e plotë ligjor të autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 26.04.2026, në fshatin Balldren.
Si rezultat i hetimeve, informacioneve të siguruara dhe kontrolleve të imtësishme në terren, të kryera nga shërbimet, në fshatin Torovicë, në një rrugë dytësore, në tokë arë, pranë një kanali, u gjet një automjet tip “Audi A4”, i cili dyshohet se është i përfshirë në dinamikën e ngjarjes dhe se është përdorur nga bashkautorët, të cilët kanë pasur rolin e vëzhguesve të lëvizjeve të viktimave.
Gjatë këqyrjes së tij, brenda automjetit u gjetën dokumentacione që u përkisnin autorëve të shpallur në kërkim.
Me qëllim kryerjen e verifikimeve më të specializuara, automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe do t’i nënshtrohet ekspertizave kriminalistike.
Ndërkohë, në mënyrë intensive dhe të pandërprerë, vijon kontrolli i zonave për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin J. B., 66 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 17-vjeçare, banuese në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshes së saj, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin J. Sh., banues në fshatin Plasë, Maliq, pasi dyshohet se ka kanosur fqinjin e tij, me një armë gjahu që e posedonte pa leje. Arma e gjahut u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 28.04.2026, në spitalin e Pogradecit, është dërguar nga familjarët, për mjekim, një 5-vjeçare, banuese në Pogradec. Sipas deklarimeve të familjarëve, vajza është rrëzuar aksidentalisht nga një karrige, në banesë. Pas ndihmës mjekësore në spitalin e Pogradecit, ajo u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Qarku Durrës
✅Shërbimet e DVKM Durrës, me mjet lundrues, i shkojnë në ndihmë, një të mituri që rrezikoi të mbytej në det.
Menjëherë pas njoftimit se në hapësirën e quajtur “Vaska e Marinës”, Shëngjin, një i mitur që kishte rrëshqitur nga gurët e skalierës, rrezikonte të mbytej, sepse për shkak të problemeve shëndetësore, e kishte të vështirë notimin, shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës u nisën drejt zonës së sinjalizuar.
16-vjeçari u lokalizua dhe mori ndihmë të menjëhershme nga shërbimet e Policisë.
Gjithashtu, i mituri u nxorr me mjet lundrues, në breg, dhe u transportua për ndihmë të specializuar mjekësore, në spitalin rajonal të Lezhës, në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të kontaktojnë Policinë, në çdo rast nevoje, dhe garanton se ndihma do të jetë e menjehershme dhe profesionale.
—
Specialistët për qarkullimin rrugor arrestuan shtetasit:
-B. V., 61 vjeç, banues në fshatin Katund Sukth, pasi në rrugën “Bajram Tusha”, u kap duke drejtuar autobus, në gjendje të dehur;
-A. K., 54 vjeç, banues në Durrës, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur në rrugën “Anasatas Durrsaku”, një automjet, dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë pati vetëm dëme materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-D. M., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij;
-u kapën shtetasit e shpallur në kërkim, J. Sh., 24 vjeç dhe Gj. P., 25 vjeç, për të cilët, pas konsultimit me prokurorin, u vendos që të procedohen në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë:
-vunë në pranga shtetasin E. Ç., 21 vjeç, pasi në vitin 2025, Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”;
-arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 39 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
Specialistët e DVKM Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin K. Sh., 55 vjeç, banues në Fier, pasi në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrolleve në furgonin që drejtonte, u gjetën një shumë eurosh, e padeklaruar, si dhe 63 shishe me pije alkoolike, pa fatura origjine. Shuma e eurove dhe mallrat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Në vijim të informacionit të dhënë mbi largimet nga banesat, të 3 të miturve të moshave 15 dhe 17 vjeç, bëjmë me dije se të tre u gjetën, në gjendje të mirë shëndetësore. Të tre deklaruan se ishin larguar nga banesat, me dëshirë. Materialet procedurale për këtë rast, iu referuan Prokurorisë, për vlerësim.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
-H. R., 41 vjeç, banues në fshatin Zharrnec, Divjakë, pasi duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me një mur. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale;
-V. G., 60 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-Xh. M., 71 vjeç, banues në fshatin Zhërrnec, Divjakë, pasi dyshohet se ka aksidentuar me automjetin që drejtonte, shtetasen Xh. Gj., këmbësore, e cila po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën;
-B. H., 20 vjeç, banues në Ballsh, pasi drejtonte automjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. Q., 20 vjeç, banues në Fier, dhe G. Ç., 37 vjeç, banues në Divjakë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë iu gjetën sasi të vogla të lëndës së dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. L., 39 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se ka dhënë njoftim të rremë te salla operative.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. P., 57 vjeç, banues në fshatin Çermë e Sipërme, Divjakë, pasi dyshohet se ka dëmtuar të mbjellat në tokën e një shtetasi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. R., 33 vjeç, banues në Laç, pasi iu gjet sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa që u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin shpallën në kërkim shtetasin G. Gj., 38 vjeç, banues në fshatin Malbardhë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar për veprën penale “Dhuna në familje”. Punohet për kapjen e 38-vjeçarit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori:
-ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. J. dhe E. L., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
-për vlerësim të kallëzimit të shtetasit L. K., se kishte konstatuar të dëmtuar te mbajtëset, një objekt (kontenier) që ka në pronësi. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen ukrainase O. Ch., 23 vjeçe, banuese në Durrës, pasi mbrëmjen e djeshme, motomjeti që ajo drejtonte pa leje drejtimi është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. B. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G. T., 52 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe ka qëlluar me shuplakë fqinjën e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen E. Sh., 47 vjeçe, banuese në Finiq, pasi gjatë kontrollit në lokalin e saj u konstatua një kompjuter që dyshohet se përdorej për organizimin e lojërave të fatit.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. A., 37 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka goditur me thikë, shtetasin E. D., 26 vjeç, banues në Sarandë, për motive të dobëta. 26-vjeçari mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e 37-vjeçarit dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare:
-vunë në pranga shtetasin B. N., 43 vjeç, banues në fshatin Shëlqet, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. R., 61 vjeç, banues në Koplik, pasi nga verifikimet e kryera në lokalin në pronësi të tij, rezultoi se ushtronte aktivitetin me punonjës të pasiguruar në organet tatimore dhe pa lëshuar kuponë tatimor.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin K. B., 26 vjeç, banues në Shkodër, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, në sensin e kundërt të lëvizjes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-M. B., 26 vjeç, banues në fshatin Guci e Re, pasi dyshohet se i ka vjedhur motomjetin shtetasit S. M., 26 vjeç, në banesën e tij, në Shkodër. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale automjeti i shtetasit M. B. Po punohet për gjetjen e motomjetit të vjedhur;
-F. M., 31 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka goditur dhe kanosur shtetasin A. P., 52 vjeç, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. P., 36 vjeç, pasi ka shpërdoruar një sipërfaqe toke.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen M. G., 40 vjeçe, pasi dyshohet se ka kryer punime ndërtimi, pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan vendimin penal të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për shtetasin D. M., 29 vjeç, banues në Dibër, i cili është dënuar me 2 (dy) vite e 4 (katër) muaj burg për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim. 29-vjeçari, në vitin 2022, pas një konflikti të çastit, ka goditur me sende të forta shtetasin E. S.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin Z. Ç., 64 vjeç, banues në Peshkopi, pasi në një sipërfaqe toke, ka hedhur një sasi inertesh.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet nga Komisariati Nr. 4, operacioni i koduar “Poseduesi”, kundër armëmbajtjes pa leje.
Qarkullonte me automjet, i armatosur me pistoletë, arrestohet në Rrugën e Dibrës, 39-vjeçari.
Sekuestrohen arma e zjarrit me krehër dhe fishekë, si dhe automjeti.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në kuadër të aksioneve të njëpasnjëshme, të mbështetura te kontrollet dhe puna operative, me fokus evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, finalizuan operacionin e koduar “Poseduesi”.
Gjatë operacionit, në Rrugën e Dibrës, u ndalua automjeti që drejtonte shtetasi R. T. Në automjet u gjet 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe fishekë, që posedohej pa leje, nga ky shtetas.
Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi R. T., 39 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. N., 21 vjeçe, banuese në Berat, pasi dyshohet se nuk ka paguar çmimin e një bilete që ka blerë në një agjenci udhëtimesh;
-shpallën në kërkim shtetasin E. K., 31 vjeç, banues në fshatin Lapardha, pasi dyshohet se ka vjedhur vegla pune, në një subjekt në këtë fshat. Punohet për kapjen e 31-vjeçarit.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, për kallëzimin e një 22-vjeçareje, se në një llogari në Instagram, postoheshin fotografi të saj, me mbishkrime fyese. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
