Raporti i ngjarjeve, 24 prill 2026

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit Sh. T., 33 vjeç, B. S., 42 vjeç dhe E. A., 42 vjeç, pasi gjatë kontrolleve të kryera nga shërbimet “Shqiponja” dhe shërbimet e Komisariatit Nr. 3, secilit i gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, që u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. I., pasi dyshohet se ka hapur disa llogari false, në rrjete sociale, me kredencialet e shtetases E. T.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Q. D., 57 vjeç, pasi dyshohet se subjekti që administron, ka vijuar punimet për ndërtimin e një pallati, ndërkohë që leja e ndërtimit ishte pezulluar. Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas ka mashtruar qytetarë, duke falsifikuar nënshkrimet e tyre, për të lidhur kontrata për blerje të apartamenteve në këtë pallat.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. P., pasi dyshohet se ka dëmtuar me spraj, murin e një institucioni arsimor.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-arrestuan shtetasin R. K., 39 vjeç, pasi në rrugën “Pjetër Bogdani”, dyshohet se gjatë një konflikti fizik të çastit, ka goditur duke e dëmtuar rëndë, shtetasin D. S.;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. Gj. dhe Z. Sh., pasi dyshohet se kanë goditur me shpulla, shtetasin S. A.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-D. D. dhe për një 17-vjeçare, pasi dyshohet se e mitura ka vjedhur një shumë parash, në lokalin e shtetases D. D., e cila ka kanosur 17-vjeçaren, për t’i kthyer paratë;
-E. D. dhe S. D., pasi dyshohet se janë konfliktuar për motive pronësie;
-M. K dhe A. M, pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. Ç., pasi dyshohet se ka hedhur inerte në një sipërfaqe toke (pronë publike), në kundërshtim me ligjin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 shpallën në kërkim shtetasin A. M., pasi dyshohet se ka kanosur ish-bashkëjetuesen. Punohet për kapjen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin J. R., pasi dyshohet se ka hedhur inerte në një sipërfaqe toke (pronë publike), në kundërshtim me ligjin.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-H. H., 41 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. D., pasi në autostradën “Tiranë-Durrës”, automjeti që drejtonte shtetasi F. D., është përplasur me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, 41-vjeçari, dhe më pas me automjetin që drejtonte shtetasi Sh. R., i cili si pasojë, u dëmtua lehtë;
-A. B., 28 vjeç, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasja A. M.. Si pasojë, u dëmtua pasagjerja në automjetin e shtetases A. M., cila është në kujdesin e mjekëve.

Më datë 23.04.2026:
-shtetasi D. N. kallëzoi, se ishte goditur me grushte, nga shtetas të panjohur prej tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve;
-është çuar për mjekim, në spital, shtetasja F. Sh., 24 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar në banesë, sasi ilaçesh. Aktualisht, shtetasja është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:45, në rrugën “Llazi Miho”, kamioni me drejtues shtetasin G. Gj., rreth 34 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Y. D., 61 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Nga aksidenti është dëmtuar edhe shtetasi K. A., këmbësor (punonjës policie, jashtë detyre), i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Shtetasi G. Gj., u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin N. L., 62 vjeç, banues në Lezhë, pasi u kap duke drejtuar automjet, në gjendje të dehur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. H., 52 vjeçe, banuese në fshatin Gjormë, pasi dyshohet se ka shënuar me bojë, në oborrin e banesës së një shtetaseje, sipërfaqe të cilën pretendon se e ka në pronësi.

Kurbin/Informacion paraprak- Në Spitalin e Traumës, Tiranë, rreth orës 11:15, ka shkuar për ndihmë mjekësore, i dyshuar i plagosur me armë zjarri në këmbë, në rrethana ende të paqarta në Fushë-Kuqe, Kurbin, shtetasi A. T., 35 vjeç, banues në fshatin Fushë-Kuqe, i cili aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Qarku Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. Ç., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kallëzuar shtetasi K. L., se në vitin 2025, është pezulluar padrejtësisht nga puna në një institucion, nga shtetasi S. Ç., me detyrë administrator.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin italian E. Y., 19 vjeç, pasi dje, në aksin rrugor “Maminas-Durrës”, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, ka përplasur automjetin me drejtuese shtetasen J. B., me pasojë dëme materiale, dhe është larguar.
Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për aksidentin në aksin rrugor “Kavajë-Rrogozhinë”, bëjmë me dije se u identifikua këmbësori që humbi jetën, shtetasi E. K., 40 vjeç. Drejtuesi i automjetit, shtetasi R. Q., 39 vjeç, banues në Lushnjë, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin K. M. alias E. M., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur një pompë lavazhi në oborrin e banesës së shtetasit B. H. Nga verifikimet i arrestuari rezultoi shtetas i shpallur në kërkim policor, për largim nga banesa, më datë 03.03.2026;
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin F. L., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kallëzuar bashkëshortja e tij, se ai ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës. Punohet për kapjen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. Sh., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur një sasi të madhe vaji ulliri në një objekt banimi në vendin e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”. Punohet për kapjen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin S. A., 48 vjeç, banues në fshatin Bizë, Ishëm, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje, në një kompleks banimi te Kepi i Rodonit. Punohet për kapjen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. C., 45 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi është konstatuar duke kryer punime ndërtimi, në banesën e tij, pa leje.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasin D. Sh., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 31-vjeçare. Punohet për kapjen e tij.

Specialistët e DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. I., 48 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ka kallëzuar shtetasja A. Gj. se ka vazhdimisht mosmarrëveshje me shtetasin G. Gj., 38 vjeç, banues në Durrës, për kufirin mes pronave të tyre.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Qarku Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës së Policisë Theth ndaluan shtetasin G. Q., 51 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer punime ndërtimi, pa leje, në zonë të mbrojtur, në lumin e Shalës.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit D. L., 38 vjeç, dhe T. H., 58 vjeç, pasi dyshohet se kanë kryer punime ndërtimi, pa leje, në zonë të mbrojtur, në lumin e Shalës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. P., 55 vjeç, banues në fshatin Shelqet, pasi ka kallëzuar shtetasi A. B., 55 vjeç, banues në fshatin Mjedë, se shtetasi M. P. i ka marrë kartën e identitetit duke e mashtruar dhe e ka përdorur atë, për të marrë kredi në një institucion financiar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Ç., 37 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një 37-vjeçare, banuese në Shkodër.

Shërbimet e PKK Muriqan kapën shtetasin në kërkim K. A., 33 vjeç, i cili dyshohet si autori i vjedhjes së një shume parash në një dyqan në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkodër. Pas konsultimit me prokurorin, u vendos që ky shtetas të hetohet në gjendje të lirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Barriera”.

Goditet një rast i tentativës për të shitur armë zjarri.
Sekuestrohen 3 armë zjarri (2 pistoleta dhe 1 armë taktike luftarake).

Arrestohet 48-vjeçari që i posedonte armët, me qëllim shitjen.
Ai u kap në flagrancë, në Tufinë, duke i transportuar armët, me automjet.

Në bazë të informacioneve të siguruara për një rast të posedimit të armëve të zjarrit, me qëllim shitjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin e koduar “Barriera”.

Gjatë operacionit, u vu në pranga shtetasi L. M., 48 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u ndalua nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Myslym Keta”, Tufinë, ndërkohë që lëvizte me automjetin e tij.
Nga kontrollet në automjet, u gjetën 3 armë zjarri (2 pistoleta dhe 1 armë taktike luftarake), që dyshohet se ky shtetas i posesonte me qëllim shitjen në zonat “Fresku” dhe “Tufinë”.

Armët e zjarrit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 3 krehra me municion, automjetin që drejtonte shtetasi L. M. dhe celularin e tij.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetime për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen G. N., 55 vjeçe, banuese në fshatin Dhërmi, pasi ka kallëzuar shtetasja A. D., se shtetasja 55-vjeçarja i ka marrë një shumë parash, duke e mashtruar se do t’i jepte me qira biznesin e saj, në fshatin Dhërmi.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. K., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi pasditen e djeshme, në tunelin e Llogarasë, automjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. G., 39 vjeç, banues në Tiranë. Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe 5 pasagjerët, të cilët po marrin mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen F. Rr., banuese në Vlorë, pasi është konstatuar duke kryer punime ndërtimi, në banesë, pa leje nga organet kompetente.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori, pasi ka kallëzuar shtetasi I. D., 30 vjeç, banues në Tiranë, ky shtetas dhe tre familjarë të tij mbrëmjen e djeshme, në fshatin Borsh, në ambientet e lokalit në pronësi të tij, gjatë një konflikti të çastit me disa persona të panjohur
janë dhunuar dhe kanosur. Punohet për identifikimin e autorëve, kapjen e tyre dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni i koduar “Operacionalja 91”.

Pjesëtar i një grupi kriminal në Spanjë, të akuzuar për vjedhje me dhunë dhe për falsifikim të dokumenteve, lokalizohet dhe kapet në Laç, 26-vjeçari.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të veprimeve operacionale, me partnerët spanjollë, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit finalizuan fazën e 91-të të operacionit të koduar “Operacionalja”.

Gjatë kësaj faze u lokalizua dhe u kap në Laç, shtetasi M. S., 26 vjeç, pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë, në muajin shkurt, 2026, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për të, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Grupi kriminal”.

Shtetasi M. S. akuzohet se më datat 14 dhe 15 mars, 2025, ka vjedhur në 2 banesa, në zona të ndryshme në Spanjë. Ai gjithashtu akuzohet se ka ndryshuar targat e një automjeti.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Madrid, për të ekstraduar 26-vjeçarin, në Spanjë.

Policia e Shtetit

Drejtoria e Policisë Rrugore intensifikon masat për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Kontrolle me mjete inteligjente shpejtësimatëse dhe dronë.

Masa edhe për fundjavën, për parandalimin e drejtimit të automjeteve, në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin, në zbatim të porosive të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për të ndryshuar mënyrën e kontrollit dhe të monitorimit të trafikut, kanë intensifikuar monitorimet në akset rrugore nacionale, duke përdorur mjetet inteligjente.

Kontrolle rigoroze edhe në qendrat urbane, për parkimet e gabuara, për drejtimin e automjetit, në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, për zhurmat e gjeneruara nga marmitat, për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, për mospërdorimin e kaskës mbrojtëse nga drejtuesit dhe pasagjerët e motomjeteve, si dhe për mosvendosjen e rripit të sigurimit apo mosdhënien e përparësisë këmbësorëve, në vijat e bardha.

Si rezultat, përgjatë një jave, nga shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë vendosur 21 931 masa administrative.

Janë arrestuar 36 drejtues automjetesh, 22 nga të cilët për drejtim në gjendje të dehur dhe 14 pa leje drejtimi.

Në zonat urbane janë vendosur 11 526 masa administrative për parkime të gabuara, ku në dhjetëra raste janë përdorur edhe mjetet ngritëse të Policisë së Shtetit, të cilat kanë hequr automjetet nga korsitë e dedikuara dhe nga trotuaret, pasi pengonin lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Në akset rrugore nacionale janë vendosur 4 775 masa administrative për shpejtësi tej normave të lejuara.

Janë vendosur 1 224 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 302 për mosvendosje të rripit të sigurimit, 789 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 1 235 për parakalime të gabuara, 83 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe në gjendje të dehur, 139 për zhurma dhe manovra të rrezikshme në qendrat urbane, si dhe 1 858 për shkelje të tjera të evidentuara gjatë monitorimeve.

Drejtoria e Policisë Rrugore, nisur edhe nga fakti që gjatë fundjavës ka fluks të shtuar në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike, ka marrë masa shtesë duke shtuar patrullimet në akset kombëtare dhe monitorimet me mjete inteligjente.

Në këtë kuadër, apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi të gjitha rrugët monitorohen me mjete inteligjente të Policisë Rrugore dhe çdo shkelje e evidentuar do të ndëshkohet me masë administrative, e cila pasqyrohet në e-Albania.

Në rast nevoje dhe për çdo denoncim për shkeljet rrugore, telefononi në numrin pa pagesë 112.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Sh., 40 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Heroinë, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. K., 40 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
-F. B., 38 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka vjedhur 1 biçikletë elektrike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Ç., 50 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes.

Dje, kallëzoi shtetasi F. B., banues në fshatin Malinat, se nëna e tij, shtetasja V. B., 73 vjeçe, ishte larguar nga banesa, më datë 22.04.2026. Punohet për gjetjen e 73-vjeçares.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 24.04.2026, rreth orës 08:00, në zonën e “Pazarit”, në Korçë, ka ndodhur një konflikt midis disa personave, ku dy vëllezërit E. K., 47 vjeç dhe L. K., 53 vjeç, janë konfliktuar me shtetasit J. B., 33 vjeç dhe E. S., 23 vjeç. Për pasojë, shtetasit e përfshirë në konflikt kanë marrë dëmtime fizike (dyshohet me mjete të forta e mjete prerëse) dhe u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sarandë

Lëvizte me automjet, i armatosur me pistoletë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 30-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, një krehër me fishekë dhe automjeti.

Në vijim të kontrolleve intensive dhe punës së pandërprerë për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë siguruar informacion për një shtetas që lëvizte i armatosur, në qytet.

Bazuar në këto informacione, në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 4, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin e dyshuar, D. Z..
Gjatë kontrollit fizik ndaj tij dhe kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe një krehër me fishekë për të, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Në përfundim të veprimeve, drejtuesi i automjetit, shtetasi D. Z., 30 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.