Raporti i ngjarjeve, 18, 19, 20 prill 2026

Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Befasia”.

Goditet një tjetër rast i mbajtjes pa leje të armëve.

Sekuestrohen armë zjarri, qindra fishekë luftarakë, granata difensive dhe ndezëse detonatorësh të unifikuar.

Arrestohet në flagrancë një 62-vjeçar që i mbante pa leje.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas dispononte armë dhe municion luftarak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Befasia”.

Gjatë operacionit, në banesën e shtetasit L. J., 62 vjeç, në fshatin Markatomaj, Lezhë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike me 3 krehëra, 414 fishekë luftarakë, 6 granata difensive dhe 5 ndezëse detonatorësh të unifikuar.

Në vijim të veprimeve procedurale, 62-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës së Policisë Theth ndaluan shtetasin K. N., 27 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi pa leje në zonën e mbrojtur, në fshatin Theth.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasin A. Ç., 23 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kanosur shtetasen A. Ç., 38 vjeçe, banuese në Shkodër, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
• L. V., 52 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi pa leje;
• G. Rr., 60 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka bërë kallëzim shtetasi E. K., 39 vjeç, banues në Shkodër, se 60-vjeçari ka vendosur një kamerë sigurie në shtyllën e korentit, me drejtim nga prona e tij;
• I. H., 56 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, pasi dje, në një lokal në qendër të qytetit, në lagjen “Qemal Stafa”, duke qenë nën efektin e alkoolit, ka kthyer mbrapsht tavolina e karrige dhe, me zhurmë e të bërtitura, ka krijuar shqetësim për klientët e lokalit dhe kalimtarët e rastit.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, për njoftim fakti, pasi mbrëmjen e djeshme ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi egjiptian A. Y., 35 vjeç, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak. Nga deklarimet e shtetasve egjiptianë që banonin me të, shtetasi A. Y. vuante nga epilepsia dhe merrte mjekim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen M. Gj., pasi ka kryer punime ndërtimi pa leje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 63 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq, pasi në qytetin e Korçës u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin I. T., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se i ka marrë një shumë parash një shtetaseje dhe nuk ja ka kthyer, duke e mashtruar. Punohet për kapjen e 37-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin G. Th., 45 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” si dhe për shtetasin A. Th., 54 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”, pasi dyshohet se G. Th., në fshatin Podgozhan, Pogradec, ka kryer punime ndërtimi në tejkalim të lejes që disponon, ndërsa A. Th, duke drejtuar një mjet kamion (i cili ka pësuar defekt), ka dëmtuar murin e banesës së një shtetasi, në këtë fshat.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Devoll/Më datë 17.04.2026, në Komisariatin e Policisë Devoll, ka bërë kallëzim shtetasja A. H., me detyrë punonjëse sociale në bashkinë Devoll, e cila ka kallëzuar se para 20 ditësh është larguar nga banesa ku bashkia e kishte strehuar, shtetasi H. A., 26 vjeç, banues në Bilisht (i cili vuan nga sëmundje të shëndetit mendor). Po punohet për gjetjen e tij.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 55 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë punonjës në Sektorin e Mirëmbajtjes pranë Drejtorisë së Shërbimeve Komunitare Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, në lagjen Varosh, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip kamion në pronësi të bashkisë, është përplasur me 4 automjete.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar lehtë 3 shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Tiranë

Hodhën lëndë djegëse (molotovë) dhe lëndë piroteknike, kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë gjatë tubimit të zhvilluar më datë 17.04.2026, arrestohen në flagrancë 11 shtetas.

Procedohen penalisht 15 shtetas të tjerë.

Gjatë tubimit, si pasojë e sulmit me bomba molotov dhe lëndë piroteknike, u dëmtuan 5 punonjës policie.

Në momentin e ndërhyrjes, shërbimet e Policisë sekuestruan 45 molotovë, që disa protestues i kishin përgatitur për të vijuar sulmin ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore.

Gjatë zhvillimit të tubimit të organizuar nga subjekti politik Partia Demokratike, më datë 17.04.2026, disa prej pjesëmarrësve janë kapur në flagrancë duke hedhur lëndë djegëse (molotovë) dhe lëndë piroteknike në drejtim të godinës së Kryeministrisë, si dhe kanë kundërshtuar dhe goditur me molotovë dhe lëndë piroteknike punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët ishin të angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Si pasojë, 5 punonjës policie mbetën të dëmtuar gjatë tubimit, të cilët morën mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të veprimeve për dokumentimin ligjor të akteve të dhunës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasit K. Ç., 38 vjeç; B. T., 29 vjeç; H. Sh., 30 vjeç; M. T., 50 vjeç; I. D., 18 vjeç; S. B., 25 vjeç; B. N., 42 vjeç; G. T., 48 vjeç; E. Sh., 37 vjeç; S. B., 55 vjeç dhe E. K., 32 vjeç, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasit: A. T., 20 vjeç; A. C., 51 vjeç; A. R., 25 vjeç; N. M., 30 vjeç; R. N., 25 vjeç; Nj. S., 25 vjeç; E. N., 27 vjeç; D. K., 30 vjeç; E. B., 39 vjeç; A. Z., 20 vjeç; A. P., 20 vjeç dhe 2 shtetas të mitur, 16 vjeç dhe 17 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. B., deputet, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, si dhe për shtetasin A. K., për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të kenë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar dje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos arrestuan shtetasin K. I., 23 vjeç, banues në fshatin Dukas, Patos, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. M., 55 vjeç, banues në fshatin Zhupan, Fier, pasi dyshohet se ka kanosur ish-bashkëshorten e tij nëpërmjet telefonit, duke kundërshtuar vendimin e gjykatës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Xh. M., 69 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se ka zaptuar një sipërfaqe toke shtetërore dhe e ka mbjellë me pemë ulliri.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Roskovec shpallën në kërkim shtetasen A. Sh. (Z.), 29 vjeçe, banuese në fshatin Kuman, Roskovec, pasi babai i saj, shtetasi Rr. Sh., ka kallëzuar se më datë 14.04.2026 ajo është larguar nga banesa, duke braktisur vajzën e saj të mitur.
Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Në vijim të njoftimit paraprak të dhënë dje, në lidhje me plagosjen me armë zjarri të shtetasit I. D., 56 vjeç, në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin A. D., 53 vjeç, si autor të dyshuar të plagosjes. Punohet për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike:
-vunë në pranga shtetasin D. P., 28 vjeç, pasi ndaj tij është nxjerrë urdhër ndalimi nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”;
-referuan materialet në Prokurori për shtetasin E. B., pasi dyshohet se ka hapur llogari në rrjete sociale me kredencialet e një shtetaseje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit G. V., D. A. dhe S. N., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin;
-referuan materialet në Prokurori për shtetasin Sh. R., pasi gjatë kontrollit të banesës iu gjet një sasi municioni luftarak (fishekë).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. N., pasi për motive të dobëta është konfliktuar me të dashurën e tij;
-shpallën në kërkim shtetasit P. J. dhe E. N., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, kanë goditur shtetasin M. Gj. P. Punohet për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-arrestuan shtetasin A. D., 23 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, dyshohet nën efektin e lëndëve narkotike, për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë 3 shtetase. Gjatë shoqërimit, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë. Më tej, gjatë kontrollit iu gjetën 3 armë të ftohta;
-shpallën në kërkim shtetasin e huaj D. K., pasi është larguar pa dhënë shpjegime mbi zjarrin e rënë dje në dhomën e hotelit ku ishte akomoduar. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. P., pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë gjatë vendosjes së një mase administrative.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për:
-2 të mitur, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin;
-një të mitur, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur një shtetas të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan me iniciativë shtetasin G. Z., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. D., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka kanosur ish-kunatën e tij.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin L. L., 40 vjeç, pasi dje, në vendin e quajtur “Qafë-Kashar” me automjetin që drejtonte dyshohet se ka përplasur këmbësorin K. T., 65 vjeç, i cili ka humbur jetën mengjesin e sotëm në spital.

Më datë 17.04.2026, shtetasja D. Ç. ka kallëzuar se i është larguar nga banesa bashkëjetuesi i saj, shtetasi D. H., 34 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Vlorë / Finalizohet operacioni policor i koduar “Porosia”.

Policia zbardh dhe dokumenton në kohë të shpejtë djegien e qëllimshme të automjetit në pronësi të një punonjësi policie.

Si pasojë e zjarrit u përfshi nga flakët dhe një automjet tjetër.

Identifikohet, kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i zjarrvënies.

Gjithashtu është dokumentuar me prova ligjore dhe porositësi për djegien e automjetit, i cili ndodhet me masë sigurie “Arrest në burg”.

Sekuestrohet, në cilësinë e provës materiale, automjeti me të cilin lëvizte autori i dyshuar.

Si rezultat i veprimeve hetimore intensive dhe profesionale, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. M., 39 vjeç, banues në Vlorë, person me precedent kriminal, si autor i dyshuar i zjarrvënies.

Nga hetimet rezulton se ky shtetas më datë 14.04.2026, ka djegur automjetin e markës “Ford C-Max”, në pronësi të punonjësit të Policisë D. P.

Si pasojë e përhapjes së flakëve, është përfshirë dhe është dëmtuar edhe një automjet tjetër i markës “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit R. K.

Në vijim të veprimeve hetimore, është bërë identifikimi i porositësit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasit L. H., 35 vjeç, banues në Vlorë, i cili aktualisht ndodhet me masë sigurie “Arrest në burg”.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo ngjarje ka lidhje me një operacion policor të datës 02.04.2026, gjatë të cilit shërbimet e forcës së posaçme “Shqiponja”, ndër të cilët ishte edhe punonjësi i Policisë D. P., kanë kapur në flagrancë shtetasin L. H., pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për implikimin e personave të tjerë të mundshëm.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.

DVP Durrës

U dyshua se humbi jetën për shkaqe natyrale, pas kryerjes së veprimeve hetimore, Policia zbardh ngjarjen.

Vihet në pranga një 42-vjeçar, i dyshuar si autor për vrasje nga pakujdesia.

42-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte 59-vjeçarin, i cili ka humbur ndjenjat duke rënë në asfalt, ku më pas ka ndërruar jetë.

Specialistët për hetimin e krimeve ndaj personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bazuar në dyshimet e arsyeshme të krijuara pas humbjes së jetës së 59-vjeçarit, shtetasit S.M., ku paraprakisht u dyshua se humbi jetën për shkak të arrestit kardiak, vijuan veprimet për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës.

Pas veprimeve intensive hetimore të kryera, rezultoi se shtetasi G.K., 42 vjeç, më datë 13.04.2026, në lagjen nr. 18, Durrës, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin S.M., 59 vjeç, dhe më pas e ka goditur me grushte, si pasojë shtetasi S.M. ka humbur ndjenjat, ka rënë në asfalt dhe më pas ka humbur jetën.

Fillimisht u raportua se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale, por pas dyshimeve të krijuara dhe nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, nën drejtimin e Prokurorisë, rezultoi se ky shtetas nuk ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.

Në vijim të veprimeve, shtetasi G.K., 42 vjeç, banues në lagjen nr. 18, Durrës, u ndalua për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. N., 61 vjeç, banues në Himarë pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi I. R., i cili pretendon se është mashtruar nga ky shtetas, duke i marrë një shumë parash me pretendimin për dhënie me qera të një subjekti tregtar (bar-restorant) në fshatin Dhërmi. Sipas kallëzuesit, shtetasi M. N. nuk i ka kthyer shumën e parave dhe e ka kanosur me fjalë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-M. K., 56 vjeç, banues në Sarandë, pasi është konstatuar se në banesën e tij kishte ndërtuar një kat shtesë pa lejen përkatëse nga organet kompetente;
-F. M., 35 vjeç, banues në Sarandë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim bashkëjetuesja, e cila pretendon se është dhunuar psikologjikisht prej tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorive kompetente për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E.I., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua një sasi e dyshuar lënde narkotike Cannabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen A.Z., 41 vjeçe, banuese në Tiranë. Ajo dyshohet se i ka marrë shumën prej 6000 eurosh një shtetasi irakian, me premtimin për kryerjen e procedurave për t’i siguruar azil politik në RSh-së, por nuk e ka përmbushur këtë angazhim dhe nuk i ka kthyer paratë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-P. D., 57 vjeç, banues në Sukth, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij;
-F. I., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin D. M., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë kontrollit të subjektit(servis) që ky shtetas posedon u gjet një shkop bejzbolli.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Sh., 44 vjeç, banues në fshatin Qerret, pasi është konstatuar duke kryer punime pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak ndaluan shtetasit në kërkim D. F., 25 vjeç dhe L. H., 23 vjeç, të dy banues në Sukth. Gjithashtu shpallën në kërkim shtetasin N. H., 25 vjeç. Nga veprimet hetimore këto 3 shtetas në bashkëpunim me njëri-tjerin, kanë vjedhur sende me vlerë në një banesë në Shijak.

Po këto specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-B. S., 64 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua duke djegur disa mbeturina;
-K.B., 35 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në këtë fshat. Nga verifikimet rezultoi me masë sigurie “Arrest në shtëpi” nga Gjykata e Apelit Tiranë në vitin 2024. Në përfundim të veprimeve dhe pas konsultimit me Prokurorin, ai u la në gjendje të lirë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim:
-ka kallëzuar shtetasi B. A., banues në fshatin Luz i Vogël, Kavajë, se është larguar nga banesa djali i tij 13-vjeçar;
-ka kallëzuar shtetasi T. L., banues në Luz i Madh, Rrogozhinë, se është larguar nga banesa bashkëjetuesja e tij shtetasja D. S., 28 vjeçe.
Punohet për gjetjen e tyre.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., alias A. S., 37 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në aksin rrugor Lezhë–Shkodër u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Gjithashtu, këto shërbime referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për një shtetas të mitur, 15 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga (vetëm dëme materiale).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen L. M., 45 vjeçe, pasi ndaj saj ka bërë kallëzim një shtetase 21 vjeçe, e cila pretendon se për motive të dobëta janë konfliktuar dhe se është goditur, duke i shkaktuar dëmtime.

Më datë 17.04.2026, në Komisariatin e Policisë Lezhë ka bërë kallëzim shtetasi E. F., 22 vjeç, se në rrjetet sociale janë publikuar fotografi të familjes së tij, të shoqëruara me përmbajtje që nxisin urrejtje. Vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorit/ve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë.

Milot / Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në aksin rrugor Milot–Rrëshen, një automjet, me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin N. L., rreth 70 vjeç.
Si pasojë, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shkodër / Finalizohet operacioni policor i koduar “Rent Home 3”, goditet një tjetër rast i prostitucionit.

Vihen në pranga 3 shtetase kolumbiane, që ushtronin prostitucion në dy apartamente që i kishin marrë me qira.

Vihen në pranga edhe 2 shtetas për prostitucion, si dhe procedohet penalisht shtetasja që ua kishte dhënë me qira apartamentet.

Sekuestrohet një shumë parash, e dyshuar si e përfituar nga prostitucioni, si dhe 6 telefona celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Rent Home 3”.

Si rezultat i këtij operacioni, u zbulua një apartament në lagjen “3 Heronjtë”, ku ushtrohej prostitucion.

Në kuadër të operacionit u arrestuan 5 shtetas, të kapur në ambientet e apartamentit, konkretisht:
shtetaset kolumbiane A. M., 48 vjeçe, P. B., 32 vjeçe dhe D. R., 27 vjeçe, të cilat kishin marrë me qira apartamentin dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit;

-F. V., 28 vjeç, banues në fshatin Vermosh, dhe K. G., 24 vjeç, banues në Bajzë.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen D. D., 27 vjeçe, për veprën penale “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Durrës / Vijojnë goditjet kundër veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Coast”.
Shpërndante lëndë narkotike kokainë në qytetin e Durrësit, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 22-vjeçar.

Procedohet penalisht edhe një 21-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një mjet prerës (thikë)

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë dhe një mjet prerës (thikë).

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas dispononte një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë dhe merrej me shpërndarjen e saj në qytetin e Durrësit, organizuan menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen në flagrancë të këtij shtetasi.

Në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, u finalizua operacioni policor i koduar “Coast”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë, në lagjen nr. 17, Durrës, shtetasi G. R., 22 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasi L. Gj., 21 vjeç, të dy banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik të shtetasit G. R., në çantën e dorës iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit kokainë.

Po ashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, u gjet një tjetër sasi e dyshuar e së njëjtës lëndë.

Në total, u sekuestrua një sasi rreth 188.5 gramë lëndë e dyshuar narkotike, e llojit kokainë.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit, u procedua penalisht shtetasi L. Gj. për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi ndodhej me shtetasin G. R. në lagjen nr. 17.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Policisë, iu gjet një mjet prerës (thikë), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këto veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe, si pasojë, përplasi një automjet tjetër, vihet në pranga 40-vjeçari.

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin E. L., 40 vjeç, banues në fshatin Kander, Dibër.

Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Peshkopi–Kastriot, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin e tij tip “Passat”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin tip “Fiat”, me drejtues shtetasin N. Xh. Si pasojë e këtij aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A.P., 42 vjeç, banues në fshatin Luzni, Dibër, pasi ka ndezur zjarr për djegien e disa barishteve, por si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me bimësi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-I.D., 34 vjeç, banues në Bulqizë, pasi për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me shtetasit P.Sh., F.Sh.
-B.S., 67 vjeç, banues në fshatin Terbaç, pasi ka ndezur zjarr për djegien e disa barishteve, por si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me bimësi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan shtetasen S. D., 25 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Rr. K., 67 vjeç, banues në fshatin Guci e Re, pasi dje, në aksin rrugor “Shkodër–Koplik”, duke drejtuar autonjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë, janë dëmtuar 2 pasagjerët në automjetin e tij, shtetasit P. A. dhe shtetasja T. K., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasin K. A., 34 vjeç, banues në Shkodër, pasi dje dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në dyqanin në pronësi të shtetases M. B., 51 vjeçe, në lagjen “Kongresi i Përmetit”. Punohet për kapjen e tij.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori për njoftim fakti, pasi dje shtetasja L. K. ka deklaruar në rrjetet sociale se ka dëgjuar të shtëna me armë në fshatin Rrjollë. Menjëherë, shërbimet e Policisë që kanë qenë të dislokuara në fshatin Rrjollë kanë kryer kontroll të zonës, kanë pyetur rojet e kantierit të firmës së ndërtimit aty pranë dhe disa qytetarë të pranishëm në bregdet, të cilët kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. Y., 64 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, pasi ky shtetas, dje dyshohet se duke djegur disa mbeturina në tokën e tij, ka djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe kullota.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

DVP Fier

Banonte përkohësisht në Patos dhe dyshohet se ushtronte veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta (kokainë), vihet në pranga 28-vjeçari nga Norvegjia.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast në këtë fushë.

Si rezultat, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi S. T., 28 vjeç, banues përkohësisht në një ambient të marrë me qira në fshatin Sheqishte, Patos.

Nga kontrolli i ushtruar ndaj tij dhe automjetit (të marrë me qira) që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila dyshohet se do të shpërndahej me qëllim përfitimi financiar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. V., 27 vjeç, administrator i një lokali. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë u konstatua një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, po nga këto shërbime u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi V. D., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një shtetas 53 vjeç, i cili pretendon se nëpërmjet mashtrimit i është marrë një shumë parash, duke i premtuar sigurimin e dokumenteve të huaja për djalin e tij.

Po këto shërbime referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë edhe për shtetasit:
* K. H., 50 vjeç, banues në Ishull Lezhë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një shtetas 59 vjeç, banues në Lezhë, i cili pretendon se i ka hequr rrjetën rrethuese të tokës, duke pretenduar pronësinë mbi të;
* A. N., 34 vjeç, banues në Lezhë, pasi ka rrezikuar jetën e qytetarëve duke hedhur një televizor nga dritarja e banesës, për të liruar hapësirën e saj.

Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin K. N., 32 vjeç, banues në lagjen “Gurra”, Lezhë, pasi drejtonte automjetin pa leje drejtimi. Gjatë një parakalimi të gabuar, ai ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur me dy automjete, me drejtues shtetasit B. L., 56 vjeç, banues në Fushë-Milot, Kurbin dhe H. J., 25 vjeç, banues në Zvicër. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi B. L, dhe shtetasja A. J, pasagjere në automjetin e drejtuar nga shtetasi H. J, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme lidhur me aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Milot–Rrëshen, ku një automjet me drejtues ende të paidentifikuar përplasi një këmbësor, i cili humbi jetën, ju bëjmë me dije se: Pas verifikimeve të kryera, rezultoi se shtetasi që humbi jetën nuk ishte shtetasi N. L që u identifikua nga të dhënat paraprake që u morën nga personat në vendngjarje por ishte shtetasi H. K., 81 vjeç, banues në fshatin Zerqan, Dibër. Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Gj. M., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, u gjetën veshje të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Sh., 30 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në lagjen 18 shtatori, me motomjetin që drejtonte, ka aksidentuar lehtë një 59-vjeçar, këmbësor, banues në Gjirokastër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 36 vjeçe, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin K. S., 26 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasin A. H., 36 vjeç, pasi dyshohet se është vetëplagosur aksidentalisht në automjetin e tij, me një armë zjarri që e posedonte pa leje. Ky shtetas, gjatë marrjes së ndihmës mjekësore në spital, ka dhënë kallëzim të rremë duke pretenduar se ishte plagosur nga një shtetas tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. Q, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht me shtetasin N. K.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-në bashkëpunim me Seksionin e Kërkimit kapën dhe ekzekutuan vendimin për shtetasin A. Dh, 25 vjeç, të cilën Gjykata e ka dënuar me 6 muaj burg;
-arrestuan shtetasin A. L., 41 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij;
-arrestuan shtetasin B. P., 49 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetaset F. P dhe D. D, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin;
-shpallën në kërkim shtetasin M. Gj, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Gjatë kontrollit të banesës së tij iu gjet një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Xh. D dhe shpallën në kërkim shtetasit R. S, R. S, F. Gj, D. D dhe R. Gj, pasi me datë 17.04.2026, dyshohet se në rrugën “Berisha” në ambientet e jashtme të lokalit të shtetasit Xh. D, ka ndodhur një konflikt mes disa shtetasve dhe njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri. Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim, dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. P dhe K. G, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte shtetasin A. P;
-F. Z, pasi për motive të dobëta është konfliktuar me kunatën e tij;
-M. B dhe shpallën kërkim shtetasin E. B, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte shtetasin G. D.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-M. L., 31 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin pa leje është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin E. L. Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. L dhe pasagjeri i tij, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën;
-K. K., 45 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit P. Gj., 56 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kundërshtuar dhe penguar rrethimin me gardh të kufirit ndarës të pronës së shtetasit A.H.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori për shtetasin Y. A., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kallëzuar shtetasi P. M.,(punonjës i Pastrimit në Bashkinë Durrës), se e ka kanosur me fjalë dhe ka djegur disa kazanë për shkak të një konflikti pune.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz, ndaluan shtetasin I. B., 37 vjeç, banues në Prishtinë. Ky shtetas rezultonte i shpallur në kërkim nga autoritetet kosovare, pasi Gjykata e Prishtinës më datë 31.03.2026, e ka dënuar me 20 ditë burg, për veprën penale “Ngacmim” dhe pas veprimeve procedurale, u dorëzua tek autoritetet policore kosovare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak ndaluan shtetasin K. Gj., 30 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë në një banesë në Shijak, të marrë me qira nga motra e tij, duke tentuar të hapë dritaren.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori për largim nga banesa, pasi ka kallëzuar shtetasja Dh. M., se prej 3 ditësh është larguar nga banesa bashkëshorti i saj shtetasi V. M., 29 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 16-vjeçar, i cili u kap duke drejtuar motomjet elektrik pa leje drejtimi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-K. K., 67 vjeç, banues në Himarë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja A. K., e cila pretendon se ky shtetas i ka pushtuar tokën me vetëgjyqësi, në vendin e quajtur “Zminea”.
-M. M., 46 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një shtetase, e cila pretendon se i ka prishur një pjesë të murit ndarës të pronës së saj, të cilën e disponon me vërtetim hipotekor.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. Sh., 40 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike e llojit Cannabis sativa.
-K. S., 44 vjeç, banues në Sarandë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja B. E., e cila pretendon se është goditur me shkelma prej tij, për motive të dobëta.
-P. Q., 71 vjeç, V. S., 62 vjeç dhe Th. S., 58 vjeç, banues në Sarandë, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorive kompetente për veprime të mëtejshme.

Kukës/ Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në aksin rrugor Bicaj – Kukës, shtetasi F. B., 56 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. H., 64 vjeç, banues në fshatin Bicaj.

Si pasojë, 64 vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Gramsh/Informacion paraprak

Më datë 19.04.2026, rreth orës 12:45, tek Ujëvara e Sotirës, shtetasi R. Xh., 53 vjeç, banues në Durrës, i cili ushtronte aktivitet në transportin e vizitorëve për qëllime turistike drejt zonës, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht gjatë lëvizjes në këmbë dhe, për pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Durrës/Finalizohet operacioni i koduar “Mesnata”.

Lëvizte i armatosur me pistoletë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municioni luftarak.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që qarkullojnë me armë pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mesnata”.

Gjatë operacionit, në lagjen nr. 18, u ndalua automjeti me drejtues shtetasin E. K.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. K., në çantën marsup i gjetën 1 armë zjarri pistoletë, të cilën e posedonte pa leje, ndërsa gjatë kontrollit të banesës iu gjet edhe një sasi municioni luftarak.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 32-vjeçari drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 32 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

DVP Dibër

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “IDENTITETI”, i ndjekur prej rreth 1 muaji, me metoda speciale hetimi.

Tentoi të kalonte kufirin me 21 dokumente të dyshuara të falsifikuara për 21 shtetas të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me pasaporta bullgare, vihet në pranga 49-vjeçari nga Bullgaria.

Procedohen penalisht për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh administratori aktual dhe ish-administratori i njësisë administrative Ostren, Bashkia Bulqizë.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, bazuar në informacionet e siguruara se disa shtetas falsifikonin dokumente të gjendjes civile me qëllim pajisjen e personave të ndryshëm me vërtetime sikur janë banorë të njësisë administrative Ostren dhe më pas këto dokumente do t’i dërgonin në Bullgari, me qëllim pajisjen me pasaporta bullgare, kanë nisur hetimet proaktive, të ndjekura me metoda speciale hetimi, për rreth 1 muaji, për goditjen e këtij grupi.

Si rezultat i hetimeve të kryera, strukturat e DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë Dibër, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Identiteti”, ku, si rezultat, në dalje të PKK Bllatë, u bë ndalimi i shtetasit E. T., 49 vjeç, banues në Sofje, Bullgari.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në automjetin që ky shtetas drejtonte, iu gjetën 21 dokumente të dyshuara të falsifikuara për 21 shtetas të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me pasaporta bullgare.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

N. S., 53 vjeç, banues në fshatin Ostren, me detyrë administrator i njësisë administrative Ostren, Bashkia Bulqizë;

B. M., 62 vjeç, banues në fshatin Lejçan, ish-administrator i njësisë administrative Ostren, Bashkia Bulqizë.

Këta dy shtetas gjatë ushtrimit të detyrës dyshohet se kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, duke lëshuar dhe falsifikuar dokumente të gjendjes civile për persona të ndryshëm, me qëllim përfitimin e pasaportave të shtetit bullgar.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 08:45, në lagjen nr. 13, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu, në banesë, shtetasi O. Sh., rreth 35 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në Sallën Operative të DVP Fier, ka telefonuar shtetasi S. T., 68 vjeç, banues në fshatin Dukas, Patos, i cili ka deklaruar se kishte vrarë bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. T., 64 vjeçe.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes dhe kanë kontaktuar me telefonuesin.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi S. T., në gjendje të dehur, kishte bërë një njoftim të rremë.

Shtetasja Sh. T. u gjet në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin S. T. në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

DVP Fier

Ekzekutohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda urdhri i ndalimit për një 38-vjeçar, i akuzuar për vrasje.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë Fier për ndalimin e shtetasit A. G., 38 vjeç, banues në Fier.

Gjykata e Fierit ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

38-vjeçari dyshohet se, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin K. G. (aktualisht në paraburgim në ambientet e IEVP Fier), më datë 07.12.2023, në lagjen “16 Prilli”, Fier, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti që drejtohej nga shtetasi E. J., 41 vjeç.

Si pasojë e të shtënave, 41-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Qarku Elbasan

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Elbasan, kapën dhe ndaluan shtetasin J. Sh., 18 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim pasi më datë 09.04.2026, në bulevardin “Aqif Pasha”, dyshohet se ka përplasur me motomjetin që drejtonte, biçikletën me të cilën lëvizte një shtetas i mitur dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin A. J., 39 vjeç, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. B., 51 vjeç, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Karinë, për të djegur disa barishte dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin H. B., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-M. A., 20 vjeç dhe B. M., 18 vjeç, pasi dyshohet se shtetasi M. A. ka goditur me grushte shtetasin M. B., ndërsa ky i fundit ka goditur me grushte një 18-vjeçar, për motive të dobëta;
-E. D., 25 vjeç dhe N. H., 35 vjeç, pasi dyshohet se kanë goditur me sende të forta një 51-vjeçar, për motive të dobëta;
-J. B., 44 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 49-vjeçar, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. A., 77 vjeç, pasi ka goditur një 66-vjeçare, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit egjiptianë M. E., 24 vjeç, M. T., 33 vjeç, M. H., 31 vjeç, dhe M. I., 31 vjeç, pasi dyshohet se kanë vjedhur një automjet, në ambientet e një firme ndërtimi, në fshatin Uruçaj. Po punohet për kapjen e këtyre shtetasve dhe për gjetjen e automjetit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Dibër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin T.N., 65 vjeç, dhe automjeti me drejtues shtetasin I.H., 33 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e mjeteve dhe katër pasagjerë që udhëtonin me to, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Kamëz/Finalizohet operacioni i koduar “Details”.

Zbardhen rrethanat e konfliktit të ndodhur tre ditë më parë, në ambientet e jashtme të një lokali, në Kamëz.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në ajër, gjatë konfliktit, me qëllim kanosjen e 2 shtetasve.

Pronari i lokalit po hetohet për moskallëzim të krimit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të konfliktit të ndodhur më datë 17.04.2026, në ambientet e jashtme të lokalit të shtetasit Xh. D., kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Details”.

Si rezultat i operacionit, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. H., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet dyshohet se gjatë konfliktit, në të cilin janë përfshirë 6 shtetas, shtetasi A. H. ka qëlluar me armë zjarri, në ajër, për të kanosur njërin nga shtetasit e përfshirë në konflikt dhe një shtetas tjetër që ka tentuar të ndërhyjë. Nga të shtënat nuk ka patur shtetas të dëmtuar.

Po punohet për kapjen e shtetasve në kërkim R. S., R. S., F. Gj., D. D. dhe R. Gj., të cilët dyshohet se janë përfshirë në konflikt, si dhe për gjetjen e armës së zjarrit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Efekti”.

Kreu manovra të rrezikshme, me automjetin që drejtonte në efektin e lëndëve narkotike dhe alkoolit si dhe pa leje drejtimi, 40-vjeçari
kapet te sheshi “Wilson”, si rezultat i ndjekjes policore.

Pasi iu bë shenjë ndalimi, ai shtoi shpejtësinë e automjetit, kreu manovra të rrezikshme për jëtën e punonjësve të Policisë, përplasi automjetin e tyre dhe gjatë shoqërimit, i kundërshtoi me dhunë.

Sekuestrohen automjeti tip “Volkswagen” dhe sasi lënde narkotike Kokainë që u gjet gjatë kontrollit në të.

Gjatë patrullimeve të shtuara gjatë fundjavës, me objektiva garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në rrugën “Ibrahim Rugova”, kanë konstatuar një shtetas që kryente manovra të rrezikshme me automjetin që drejtonte, dhe për këtë arsye i kanë bërë shenjë ndalimi.

Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të përsëritur të punonjësve të Policisë, por ka shtuar shpejtësinë e lëvizjes, përplasi automjetin e Policisë duke rrezikuar, jetën e punonjësve të Policisë.

Shërbimet e Policisë i janë vënë menjëherë në ndjekje, dhe në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të operacionit të koduar “Efekti”, kanë mundësuar kapjen pas disa minutash, te sheshi “Wilson”, dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit, shtetasit M. P., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka kundërshtuar me dhunë, efektivët, dhe gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ai e drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike, në efektin e alkoolit dhe pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit në automjet u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Qarku Durrës

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin nigerian Ch. A., 43 vjeç, pasi në aksin rrugor “Maminas-Gjiri i Lalzit”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me barrierën e rrugës. Nga aksidenti u shkaktuan vetëm dëme materiale.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. K., 31 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi në lagjen nr. 1, Kavajë, automjeti që drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin N. L. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe bashkëshortja e tij, që udhëtonte me të, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. Q., 37 vjeç dhe Q. Q., 69 vjeç, të dy banues në fshatin Shkallnur, pasi shtetasi A. Q. ka pushtuar një sipërfaqe toke të shtetasit Q. Q., ndërsa ky i fundit e ka kanosur 37-vjeçarin.

Specialistët e DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. T., 46 vjeç, banues në Lushnje, pasi dyshohet se ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi:
-në Spitalin Rajonal Durrës është dërguar shtetasi F. B., 67 vjeç, banues në Durrës, i cili është dëmtuar pasi dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës. Ai vijon të jetë në kujdesin e mjekëve;
-në lagjen “Kodër Arapaj”, është gjetur pa shenja jete, në banesë, shtetasi Sh. H., 71 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka humbur jetën nga infarkti.
-ka kallëzuar shtetasja A. K., se prej 2 ditësh është larguar nga banesa, babai i saj, shtetasi K. K., 61 vjeç, banues në Durrës. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

-Shërbimet e Njësisë Rrugore të Autostradës “Milot–Morinë”, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit të aksidentit me pasojë vdekjen e shtetasit H. K., 81 vjeç, ndodhur më datë 18.04.2026, në aksin rrugor “Fushë Milot–Skuraj”, bënë të mundur identifikimin e automjetit që shkaktoi aksidentin.

Po në kuadër të veprimeve ndaluan shtetasin A. M., 58 vjeç, banues në Kurbin, i cili ishte identifikuar si autor i rastit.

Ky shtetas u vetëdorëzua pas identifikimit nga ana e policisë.

Gjithashtu, u sekuestrua automjeti tip “Volkswagen”, me të cilin i ndaluari përplasi 81-vjeçarin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin O. R., 28 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë, një shtetas 22 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Gj. K., 62 vjeç, banues në Laç, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka dëmtuar të mbjellat e një shtetasi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

-Dje, u transportua për të marrë ndihmë mjekësore, në spitalin e Lezhës, shtetasi I. D., 74 vjeç, i cili dyshohet se në banesën e tij, ka konsumuar mbidozë ilaçesh. Aktualisht, 74-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për vlerësim.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin K. M., 34 vjeç, pasi shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 i gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-arrestuan shtetasin I. D., 49 vjeç, pasi mbante përforcues grushti që iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. A. dhe A. K., pasi dyshohet se për motive pronësie, kanë kanosur njëri-tjetrin;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Kërkimit, kapën shtetasin F. K., 58 vjeç, të dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”;
-arrestuan shtetasin Gj. S., 60 vjeç, pasi u kap duke vjedhur sende personale të një shtetaseje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. H., pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një banesë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-arrestuan shtetasin R. Sh., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur 1 monopatinë dhe 1 biçikletë që u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. B. dhe E. J., pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë kanosur njëri-tjetrin;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. F., pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin H. B., për motive të dobëta;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin O. Ç., pasi dyshohet se ka dëmtuar traun e një vendparkimi për automjete;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. S., pasi dyshohet se ka vijuar të shqetësojë ish-të dashurën e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Më datë 19.04.2026:
-u referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi është transportuar në spital, shtetasja E. K., 71 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se ka pirë aksidentalisht, në banesën e saj, sasi metadoni të lëngshëm që përdorej nga vajza e saj. Shtetasja E. K. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve;
-në fshatin Laknas, dyshohet se janë vjedhur sende personale dhe një shumë parash, në automjetin e shtetasit G. O.. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të vjedhjes;
-shtetasja K. Z. kallëzoi se ishte larguar nga banesa, djali i saj, 14 vjeç. Punohet për gjetjen e të miturit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 48 vjeç, banues në Pogradec, pasi u kap në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin I. D., 58 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit të celularit iu gjetën faqe aktive për baste sportive. Celulari u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. H., pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Maliq/Më datë 19.04.2026, në fshatin Velitërnë, Maliq, ka rënë zjarr në një ambient që shërbente për gatim, pranë banesës së shtetasit A. Z. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.

Librazhd/Zhvillohet operacioni anticannabis, i koduar “Faza e parë”. Goditet që në faze fillestare, një tentativë për të kultivuar bimë narkotike, në fshatin Xhyrë.

U kapën në flagrancë, në zonën e pyllëzuar ku kishin kultivuar në platforma polistiroli, fidanë Cannabisi, vihen në pranga 2 shtetas.

Asgjësohen fidanët, si dhe sekuestrohen automjeti me të cilin autorët shkonin në këtë zonë, dhe 3 celularë.

Si rezultat i një hetimi proaktiv të kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe në koordinim me Prokurorinë, për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 2 shtetasve, të dyshuar të përfshirë në kultivim të bimëve narkotike, u zhvillua operacioni i koduar “Faza e parë”.

Gjatë kësaj faze të operacionit, u arrestuan shtetasit O. L., 24 vjeç dhe R. B., 26 vjeç, të dy banues në fshatin Xhyrë.

Ata u kapën në flagrancë, në zonën e pyllëzuar të këtij fshati, ku kishin kultivuar në platforma polistiroli, fidanë të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa.

Kontrollet dhe hetimet në kuadër të operacionit anticannabis “Faza e parë”, vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen A. K., 37 vjeçe, banuese në Shelegar, pasi në rrugën “Skënderbeu”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. H. Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. H., i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Dh. Z., 71 vjeç, banues në Lukovë, pasi dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës, gomat e automjetit të shtetasit N. P..

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen A. S., 47 vjeçe, banuese në Ksamil, pasi dyshohet se ka kryer punime ndërtimi, pa leje.

Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe ndaluan shtetasin E. B.(D)., 38 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi dyshohet se më datë 23.03.2026, ka vjedhur me thyerje, një shumë parash dhe sende me vlerë, në banesën e shtetasit R. Y., 68 vjeç, në qytetin e Koplikut.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin S. L., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një armë të ftohtë thikë dhe një radio marrëse. Thika dhe radioja u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe celularin e të arrestuarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në Landfillin në fshatin Shkjezë, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr.

Vau i Dejës/Më datë 19.04.2026, në fshatin Nënshat, ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur disa shkurre në trasenë e hekurudhës “Lezhë-Shkodër” dhe disa hardhi në vreshtin e shtetasit N. N., 69 vjeç, banues në fshatin Nënshat. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.