Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Interrupt”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit.Transportonte drejt Shkodrës, kundrejt pagesës, 6 emigrantë nga Irani, që synonin të kalonin kufirin me Malin e Zi, në kundërshtim me ligjin, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 19-vjeçari.Gjatë operacionit u vu në pranga dhe një 28-vjeçar, pasi me automjetin që drejtonte, përplasi automjetin që drejtonte 19-vjeçari dhe një automjet tjetër.Bazuar në informacionet e siguruara për një rast të transportimit kundrejt pagesës, të emigrantëve që synojnë të kalojnë ilegalisht kufirin, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Durrës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Interrupt”.Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi:O. E., 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se po transportonte drejt Shkodrës, kundrejt pagesës 300 euro për secilin, 6 emigrantë nga Irani, të cilin synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi.Gjithashtu, u vu në pranga shtetasi E. G., 28 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi në aksin rrugor “Durrës-Tiranë”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur automjetin me të cilin shtetasi O. E. po transportonte emigrantët dhe një automjet tjetër. Për pasojë janë dëmtuar shtetasi O. E. dhe njëri nga emigrantët, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Fier-Në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë, për goditjen e fenomeneve kriminale, me qëllim sundimin e ligjit në territor, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, nëpërmjet inteligjencës policore, siguruan informacion për një rast të trafikimit të veprave të artit dhe kulturës, të cilin e referuan në Prokurori.Bazuar në informacionin e referuar nga DVP Fier, Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier regjistroi procedimin penal, i cili u ndoq për rreth 5 muaj, me metoda proaktive.Si rezultat i provave të siguruara gjatë hetimit proaktiv, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, finalizuan operacionin policor të koduar “Vlera”.Gjatë këtij operacioni, u ushtrua kontroll në dy banesa në qytetin e Fierit, konkretisht në banesat e shtetasve Sh. K. dhe P. P., ku shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 107 vepra arti të dyshuara të trafikuara nga shteti grek, ndër të cilat ikona dhe piktura të autorëve grekë dhe rumunë, shpata dhe sende të tjera që dyshohet se i përkasin periudhës së antikitetit, një kokë mermeri e dyshuar e shekullit të dytë para lindjes së Krishtit, të gjitha këto me vlerë rreth 1.5 milionë euro, si dhe automjeti furgon me të cilin autorët transportonin veprat nga shtetit grek, në Shqipëri, municion luftarak, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një peshore elektronike.Në vijim të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i 2 autorëve të dyshuar të kësaj veprimtarie krimianale, shtetasve Sh. K., 51 vjeç dhe P. P., 57 vjeç, të dy banues në Fier, për veprat penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”, “Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.Nga hetimi rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, kanë trafikuar vepra arti nga shtetit grek, për t’i shitur në Shqipëri. Vijon puna hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të përfshirë.Gjithashtu do të bashkëpunohet me Policinë greke, për të zbardhur dhe dokumentuar këtë veprimtari kriminale dhe për të çuar përpara drejtësisë edhe shtetasit e tjerë të implikuar.
Policia e Shtetit-Nga kontrollet e shërbimeve të Policisë, të kryera 24/7, për të garantuar sundimin e ligjit në territor, zbulohen 2 call centera të tjerë në kryeqytet, ku mashtroheshin kryesisht gjatë natës, shtetas në kontinente të ndryshme, që të investonin në tregje fiktive.Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në Drejtorinë për Hetimin e këtyre krimeve, në DPPSH, operacioni policor i koduar “De facto”.Arrestohen 4 shtetas, përgjegjës te 2 call centerat ku punonin 29 shtetas, 10 prej tyre të paregjistruar.Vijon puna për kapjen e administratorëve të këtyre subjekteve, të cilët kishin regjistruar fiktivisht aktivitete të tjera të ligjshme, ndërsa të ardhurat e përfituara nga mashtrimet, pastroheshin nëpërmjet bizneseve të tjera.Sekuestrohen 9000 euro, 82 njësi kompjuterike, 23 celularë, 1 DVR, 2 USB, 50 karta me numra celularësh (të kompanive të huaja) dhe dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme, të mbeshtetura te informacionet e inteligjencës policore që janë siguruar në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, si dhe të kryera me objektiv evidentimin dhe goditjen e rasteve të mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet call centerave, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “De facto”.Gjatë operacionit: u zbuluan 2 subjekte të tjera ku kryhej kjo veprimtari kriminale, u vunë në pranga shtetasit B. B., 31 vjeç, J. J., 31 vjeç, K. D., 30 vjeç dhe A. Ll., 34 vjeç, të katërt banues në Tiranë, përgjegjës te 2 call centerat, si dhe u shpallën në kërkim administratorët e këtyre subjekteve, shtetasit E. A. dhe A. O..Nga hetimet rezultoi se këta shtetas, nëpërmjet 2 subjekteve ekonomike call center, në kryeqytet, të cilat ishin regjistruar në mënyrë fiktive, si aktivitete të tjera tregtare, të ligjshme, mashtronin shtetas në kontinente të ndryshme, kryesisht gjatë orëve të natës, që të investonin shuma të konsiderueshme parash, në tregje fiktive. Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se të ardhurat që gjeneroheshin nga kjo veprimtari kriminale, pastroheshin nëpërmjet bizneseve të të afërmve të shtetasve të implikuar në këto raste.Nga kontrollet, në të dyja call centerat u gjetën 10 punonjës të paregjistruar, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 9000 euro, 82 njësi kompjuterike, 23 celularë, 1 DVR, 2 USB, 50 karta me numra celularësh, të kompanive të huaja, dhe dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.Vijon puna për kapjen e shtetasve E. A. dhe A. O., si dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet intensive për të identifikuar dhe për të arrestuar shtetasit e tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe për të sekuestruar asetet e përfituara në kundërshtim me ligjin.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 75 shtetas, konkretisht: 20 shtetas janë vënë në pranga, 49 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste– 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. 1 shtetas tjetër, i kërkuar për veprimtari kriminale në këtë fushë, është kapur dhe ndaluar.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 2 raste- 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 5 raste- 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. 2 shtetas janë shpallur në kërkim për 2 tentativa për vrasje.
Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 8 raste- 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 7 raste, 4 prej të cilave me autor/ë ende të paidentifikuar. 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë, për këtë veprimtari kriminale.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 5 raste- 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 9 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-2 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve të Policisë, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Goditjet për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i mashtrimit kompjuterik , me 4 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-1 rast i veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-1 rast i veprës penale “Ngacmimi seksual”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-nga 1 rast i veprave penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
1 shtetas i kërkuar për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, është kapur dhe ndaluar.
Kanë ndodhur 7 aksidente rrugore, me 3 viktima dhe 9 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 15 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 8 shtetas janë vënë në pranga dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.