Raporti i ngjarjeve, 17 prill 2026

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

✅Vijon operacioni i koduar “Catch”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Si rezultat i punës operative dhe kontrolleve të kryera në kuadër të këtij operacioni, u mundësuan lokalizimin dhe ndalimi i 2 shtetasve në kërkim. Konkretisht, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare kapën:

-në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, shtetasin E. Ll., 31 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim;

-në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, shtetasin A. H., 60 vjeç, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda.

Më tej, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-G. P., pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin N. N., në një platformë komunikimi;
-Xh. K., pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë shuma parash, shtetasit R. K.;
-T. T., pasi dyshohet se nuk ka përmbushur detyrimet ligjore, për deklarimin e një punonjëseje në një subjekt, si dhe për pagimin e sigurimeve në favor të saj.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin R. K., 51 vjeç, pasi iu gjet me vete, sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetaset e huaja, Y. B., V. G., L. G., M. M., E. R. dhe H. L., pasi dyshohet se ushtronin prostitucion, në apartamente të marra me qira, nga secila.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. H., pasi dyshohet se ka hapur llogari në rrjete sociale, me kredencialet e shtetases I. B..

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-kryen veprimet procedurale për arrestimin e shtetases S. Sh., 24 vjeçe dhe të një 17-vjeçari, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. B., 30 vjeç, pasi dyshohet se 24-vjeçarja ka dëmtuar me mjet prerës, të miturin, i cili ka tentuar të vjedhë me dhunë, në banesën ku shtetasja ushtronte prostitucion. Nga kontrolli në banesë, u gjet një sasi lënde narkotike Kokainë që dyshohet se përdorej nga 30-vjeçari. I mituri është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 2 të mitur, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Q., pasi dyshohet se ka kanosur shtetasen M. Q., për motive të dobëta;
-shpallën në kërkim shtetasin E. M., pasi dyshohet se ka kanosur një shtetase. Punohet për kapjen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-Gj. B., D. H., K. K. dhe A. T., pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin;
-K. D., pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një shumë parash, shtetases V. T.;
-A. D., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, shtetasin Xh. M..

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 2 të mitur, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-arrestuan shtetasin E. A., 35 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një shtetase. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet një përforcues grushti që u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. H., pasi u kap duke hedhur inerte në një sipërfaqe toke, dyshohet në kundërshtim me ligjin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. B., pasi dyshohet se nëpërmjet inerteve të hedhura në kundërshtim me ligjin, ka pushtuar një sipërfaqe toke në pronësi të shtetases B. L..

Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin J. D., pasi me motomjetin që drejtonte, dyshohet se ka përplasur këmbësoren, shtetasen N. P., 73 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve.

Më datë 16.04.2026, u krye kontroll në një ambient në pronësi/administrim të shtetasit F. K., në fshatin Bërzhitë, ku në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kryhej mashtrim kompjuterik në formë call centeri. Nga ambienti u sekuestruan njësi kompjuterike dhe celularë, që do t’i nënshtrohen ekzaminimeve, për të përcaktuar qëllimin e përdorimit të tyre. Subjekti është i regjistruar me aktivitet në fushën e turizmit mjekësor, dhe për këtë, shtetasi F. K. ka paraqitur dokumentet. Hetimet vijojnë për të dokumentuar rrethanat e rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Qarku Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. I., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik ndaj tij dhe kontrollit në automjetin që ai që drejtonte, janë gjetur një pistoletë sportive dhe lëndë piroteknike (fishekzjarrë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjet, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin P. B., banues në Durrës, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin e ekstraduar E. L. alias S. H. alias E. L., 36 vjeç, banues në Kamëz, caktuar nga Gjykata e Durrësit, me vendimin e datës 25.01.2022, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, të kryera në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë ndaluan me iniciativë shtetasin Xh. B., 24 vjeç, banues në fshatin Bukaq, Kavajë, pasi dje, ka kallëzuar babai i tij, se para disa ditësh, 24-vjeçari, i cili vuan nga probleme të shendetit mendor, ka abuzuar seksualisht me të.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. T., 35 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet se ka kanosur një 36-vjeçar.
U shpallën në kërkim shtetasit N. M., 33 vjeç dhe I. M., 31 vjeç, të dy banues në Kavajë, pasi dyshohet se kanë goditur një 36-vjeçar, me sende të forta dhe mjet të mprehtë. 36-vjeçari mori mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin E. Z., 32 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se ka vjedhur produkte ushqimore në një piceri.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. I., 32 vjeç, banues në fshatin Rrashbull, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 31-vjeçar.

Specialiatët e DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. M., 41 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka kaluar kufirin, në mënyrë të paligjshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin V. H., 47 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, pasi u kap në rrugën “Skënderbeu”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. L., 72 vjeç, banues në Fier, pasi në aksin rrugor “Mifol-Vlorë”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur shtetasin italian G. B., i cili lëvizte me biçikletë. Shtetasi G. B. po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, pasi ka kallëzuar shtetasi F. R., banues në Vlorë, se në rrugën “Gjergj Arianiti”, automjeti i tij është goditur nga mbrapa nga një automjet tip “Volkswagen”, drejtuesi i të cilit është larguar nga vendi i ngjarjes. Punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të këtij automjeti.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. A., 30 vjeç, banues në Sarandë, pasi për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë shtetasit L. R., J. R. dhe K. J., banues në Sarandë.

Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. Sh. alias E. B., 49 vjeç, banues në Tepelenë, pasi në një banesë të pabanuar në fshatin Veliqot, janë gjetur pajisje të ndryshme elektrike dhe sende që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike, të cilat dyshohet se i kishte vendosur ky shtetas, me qëllim për t’i përdorur për këtë veprimtari kriminale.
Pajisjet elektrike dhe sendet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Punohet për kapjen e 49-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. L., 56 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin J. Gj., 43 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ka fyer një 27-vjeçare.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. T., 48 vjeç, pasi gjatë kontrolleve në lokalin që administron, u konstatua se ambienti ishte vënë në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë dhe sende të tjera, që shërbenin për lojën “Poker”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen R. N., 32 vjeçe, si dhe shpallën në kërkim shtetasin E. K., 33 vjeç, sepse dyshohet se pas një konflikti verbal ndërmjet tyre, 33-vjeçari ka goditur me shpullë, shtetasen e proceduar, e cila dyshohet se më pas, ka dëmtuar me automjetin që drejtonte, disa motomjete të parkuara në subjektin e vëllait të shtetasit E. K.. Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 33-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit M. M., 37 vjeç dhe K. V., 66 vjeç, pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. G., 20 vjeç, R. G., 21 vjeç, K. H., 29 vjeç dhe A. H., 25 vjeç, të gjithë banues në lagjen “Skënderbeg”, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë shpallën në kërkim shtetasit:
-E. P., 34 vjeç, banues në Rubik, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
-M. Gj., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kanosur një 58-vjeçar, për motive të dobëta.
Punohet për kapjen e të dy shtetasve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim të këtyre rasteve:
-është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, shtetasi G. P., 25 vjeç, i cili dyshohet se ka konsumuar lënde helmuese. Shtetasi është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën;
-është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, një 17-vjeçare, e cila dyshohet se në banesën e saj, ka konsumuar aksidentalisht, sasi detergjenti. Shtetasja është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën;
-në banesën e tij, në lagjen “Besëlidhja”, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit B. P., 72 vjeç, i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Back side”.

Lëvizte i armatosur me pistoletë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 21-vjeçari, pasagjer në një automjet.

Arrestohet dhe drejtuesi i automjetit, për moskallëzim të krimit.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak dhe automjeti.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, (Njësia “Shigjeta”), në vijim të punës për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që qarkullojnë me armë pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Back Side”.

Gjatë operacionit, në Qafë Kashar, u ndalua automjeti me drejtues shtetasin E. A. dhe pasagjer shtetasin E. L.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. L. iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, me municion luftarak, që ai e posedonte pa leje.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan shtetasit:

-E. L., 21 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-E. A, 23 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Kamëz/Finalizohet operacioni i koduar “Risku”.

Lëvizte i armatosur dhe me maskë me vete, kapet 23-vjeçari, i cili nuk iu bind udhrit të Policisë, për të ndaluar motomjetin që drejtonte.

Sekuestrohen 3 armë (1 pistoletë me municion, 1 armë gjahu dhe 1 armë sportive), maska dhe motomjeti.

Në pranga dhe pasagjeri në motomjet, për moskallëzim të krimit.

Në vijim të operacioneve të zhvilluara në bazë të kontrolleve dhe punës operative, me objektiv identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që cenojnë sigurinë publike dhe përbëjnë rrezik për kryerje të ngjarjeve kriminale kundër personit dhe pronës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Risku”.

Gjatë operacionit, i është bërë shenjë ndalimi në fshatin Çekrezë, motomjetit me të cilin lëviznin shtetasit A. K., 23 vjeç dhe A. A., 18 vjeç, të dy banues në Kamëz. Drejtuesi, shtetasi A. K. nuk i është bindur urdhrit, por ka vijuar lëvizjen me motomjet, me shpejtësi.

Si rezultat i ndjekjes, të dy shtetasit janë kapur dhe janë vënë në pranga. Gjithashtu, është kryer kontroll në motomjet, ku janë gjetur 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, si dhe 1 maskë.

Më tej, është kryer kontroll në banesën e 23-vjeçarit, ku janë gjetur 1 armë gjahu dhe 1 armë sportive.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata për “Vjedhje”, e “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kapet dhe ndalohet 31-vjeçari.

Në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kapën dhe ndaluan shtetasin S.B., 31 vjeç, banues në fshatin Fushë-Alie, Dibër.

Ky shtetas kishte dalë nga banesa e tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Po nga këto shërbime u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A.T., 50 vjeç, banues në Peshkopi, pasi ka tejkaluar lejen e ndërtimit të dhënë nga organet përkatëse.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-K.T., 67 vjeç, banues në fshatin Vajkal, pasi ka ndezur zjarr për djegien e disa barishteve, por si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me bimësi;
-L.R., 49 vjeç dhe M.L., 67 vjeç, të dy banues në Bulqizë, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë duke transportuar me një furgon, lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjshme.
-Rr.B., 47 vjeç, banues në Bulqizë, pasi për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me shtetasin S.Gj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Durrës/Finalizohet operacioni i koduar “Banesa”.

Goditet një rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Sekuestrohen 8 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Kapet në flagrancë në banesën ku kishte fshehur lëndën narkotike dhe vihet në pranga 30-vjeçari.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Banesa”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-E. K., 30 vjeç, banues në Durrës.

Bazuar në informacionet e siguruara se ky shtetas posedonte një sasi lënde narkotike të cilën e kishte fshehur në një banesë të pabanuar afër banesës së tij, në lagjen nr. 8, Durrës, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë dhe kanë kapur në flagrancë shtetasin E. K., në momentin që ai po tentonte të merrte lëndën narkotike.

Lënda e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë 8 kilogramë, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat:
-arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 30 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë në një banesë në fshatin Duhanas;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Dh. P., 49 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Dje, kallëzoi shtetasi P. Q., 66 vjeç, se në banesën e vëllait të tij, në Kuçovë, i kishin vjedhur kasafortën me dokumente. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rastit, si dhe për sqarimin e rrethanave.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. U., 20 vjeç, banues në Koplik, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës së Policisë Theth referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen M. C., pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në lagjen “Mehaj”, në bodrumin e një banese të vjetër dhe të pabanuar, në pronësi të shtetasit N. D., 55 vjeç, janë gjetur pajisje të ndryshme elektrike që mund të përdoren për kultivimin e bimëve narkotike. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 111 pajisje të ndryshme elektrike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.