Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Mallakastër – U konstatua duke ndërtuar një objekt pa leje në tokë shtetërore, arrestohet në flagrancë nga Policia. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 48 vjeç, banues në Mallakastër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është konstatuar duke ndërtuar pa leje një objekt në tokë shtetërore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.
DVP Vlorë – Procedohen penalisht 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të punës për kontrollin e territorit, për zënien e hapësirave publike dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, kanë proceduar penalisht shtetasit: E. H., pasi është konstatuar se kishte zënë hapësirën publike në Jalë, duke vendosur një strukturë prej druri, pa lejen e organeve përkatëse; TH. D., pasi është konstatuar se ishte duke ndërtuar në një objekt ekzistues në Dhërmi, pa lejen e organeve përkatëse; M. M., pasi është konstatuar se ishte duke ndërtuar një strukturë prej hekuri në Dhërmi, pa lejen e organeve përkatëse. Po nga specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Himarë u procedua penalisht shtetasi A. M., 50 vjeç, pasi ka bërë kallëzim një shtetas i mitur 15 vjeç, se ka kryer veprime të turpshme kundrejt tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë – Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë ndalimi i shtetasve: E. C.(B)., 24 vjeç dhe A. K., 41 vjeç,pasi me datë 19.05.2021, kanë vjedhur banesën e shtetasit R. B. Gjithashtu këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer 4 vjedhje të tjera (2 magazina dhe 2 banesa) në qytetin e Kavajës. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: E. R., 45 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.61 mg/ Më datë 08.06.2021, duke punuar aksidentalisht ka rënë nga lartësia shtetasi R. C., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Më datë 08.06.2021, në rrugën “Hoxha Tahsim”, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike ka konsumuar disa medikamente, shtetasja A. H., 18 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve Më datë 07.05.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve S. M., 25 vjeç dhe K. H., 28 vjeç, sepse dyshohet se gjatë natës në Kamzë, kanë tentuar të vjedhin një magazinë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Kakavijë – Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 41.045 euro. Procedohet penalisht poseduesi i shumës monetare. Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në të detajuar në vijën e dytë, një mjet kamion me drejtues shtetasin F. S., 30 vjeç, banues në Korçë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën të fshehura në një çantë dore, 41.045 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, drejtuesi i kamionit shtetasi F. S. u procedua penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Durrës – Vendosi lëndë eksplozive në një objekt biznesi, identifikohet dhe arrestohet në flagrancë nga Policia. Vihet në pranga edhe menaxheri i lokalit në pronësi të autorit të dyshuar, pasi nga kontrolli në mjetin e tij Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas njoftimit të marrë për shpërthimin e një sasie të vogël lënde eksplozive të hedhur mbi tarracën e një godine trekatëshe, objekt biznesi, në pronësi të shtetasit J. D., në lagjen nr. 14 Durrës, kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit: G. M., 44 vjeç, banues në Shijak. Nga shpërthimi i lëndës eksplozive janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Në vijimësi të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë dhe shtetasi B. Z., 34 vjeç, banues në Shetaj, Durrës, menaxher i lokalit në pronësi të shtetasit G. M., pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me një karikator me 7 fishekë luftarakë. Gjithashtu në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe vëllai i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi A. M., 46 vjeç, banues në Shijak, pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në Shijak iu gjet një sasi vere me logon e një subjekti tjetër, veprime këto që bien ndesh me vendimin e gjykatës. Në përfundim të veprimeve procedurale, materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, në ngarkim të shtetasit G. M., për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Kanosja”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”; në ngarkim të shtetasit B. Z., për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit “dhe në ngarkim të shtetasit A. M., për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
Pukë – Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë me datë 08.06.2021, është arrestuar në flagrancë shtetasi R. D. 65 vjeç, banues në fshatin Qerret i Madh, Pukë, Ky shtetas me datë 07.06.2021, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij shtetasit Xh. D. 92 vjeç, dhe ndaj nënës së tij shtetases H. D. 91 vjeçe. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Dhuna në familje”
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 75 shtetas, konkretisht: 3 janë ndaluar, 15 janë arrestuar në flagrancë dhe 57 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 2 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 8 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 8 raste: 2 raste të “Kanosja”, 1 në Lezhë dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Tiranë, 1 në Elbasan dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Durrës dhe 1 në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Vrasja” në Elbasan, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 5 raste, 1 në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë, 2 në Durrës, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 rast në Fier, ku autori është ndaluar; 1 rast në Shkodër, ku autori është arestuar në flagrancë. Janë plotësuar 8 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 7 raste, 4 raste më me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë, dhe 3 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 3 raste në të gjithë vendin, 1 në Vlorë dhe 2 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Mashtrimi”, 1në Tiranë, 1 në Fier dhe në Berat, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të “Fshehja e të ardhurave”, 1 në Tiranë dhe 2 në Shkodër, ku autorë po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Pushtim toke”, në Vlorë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë. Në Vlorë është proceduar penalisht edhe 1 shtetas tjetër, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
Në Durrës është proceduar penalisht 1 shtetas, për “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, ndërsa 1 tjetër është proceduar penalisht për “Vetëgjyqësia”.
Në Korçë është proceduar penalisht 1 shtetas për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, ndërsa 1 tjetër është proceduar penalisht për “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”.
Në Kukës është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.
Në Dibër është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.
Janë proceduar penalisht 4 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 raste aksidentesh, me 13 persona që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë arrestuar në flagrancë 3 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 6 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.