Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 3 prill 2020

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 27 shtetas, konkretisht: 7 janë arrestuar, 1 është ndaluar dhe 19 po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 5 raste: 2 raste të “Kanosja”, 1 në Tiranë dhe 1 në Elbasan, 1 rast i “Plagosja e lehtë me dashje”, në Elbasan; 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Tiranë dhe 1 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të dhunës në familje, 1 në Elbasan, ku autori është arrestuar në flagrancë, 1 në Durrës, ku autori është proceduar në gjendje të lirë dhe janë plotësuar 3 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 6 raste, 2 në Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 2 në Korçë, ku autorët po procedohet në gjendje të lirë; 1 në Berat, ku autori është arrestuar në flagrancë dhe 1 rast për të cilin po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në fushën e shkatërrimit të pronës është evidentuar 1 rast, në Elbasan, ku autorët po procedohet në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast aksidenti, me 1 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar dhe proceduar 2 drejtues mjetesh, pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 1 në Tiranë dhe 1 në Lezhë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.